Gjykata Administrative shpalli sot moskompetencën ndaj padisë së dy ish-deputetëve Aqif Rakpit të PDIU dhe Gledion Rehovicës të LSI, mbi heqjen e mandatit të tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Administrativja nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim padinë e dy ish-deputetëve, të cilët u penalizuan pasi ishin subjekt i Dekriminalizimit, duke kaluar çështjen te Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit.
Rakipi i PDIU dhe Rehovica i LSI, humbën mandatin e deputetit, pas kërkesës nga Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi kishin fshehur në formularët e tyre të vetëdeklarimit disa vepra penale nga e shkuara e tyre