Pagesa të kripura, përjashtim nga konvikti dhe deri në djegien e përjetshme të të drejtës së studimit.
Penalitetet për ngelësit në universitete variojnë sipas çdo shteti, por pothuajse kudo, trajtimi i ngelësve ndryshon nga ai i studentëve të tjerë, për arsye të qarta morale.
Rasti më ekstrem është rasti i Gjermanisë, i njohur si një prej vendeve me tarifat nga më të ulta të studimit të lartë në Europë. Gjermania nuk aplikon tarifë për përsëritjen e provimit, por penaliteti për ngelësit është ekstrem.
Universitetet gjermane ndajnë lëndët në dy pjesë, në të detyrueshme dhe opsionale.
Ngelja në një lëndë të detyrueshme, në varësi të landeve, lejohet sipas rastit në 2-3 herë. Nëse një student, në një lëndë të detyrueshme sipas rastit, dy apo tre herë, ai informohet që e drejta e tij për të studiuar në atë degë digjet përjetësisht në nivel kombëtar.
Kjo do të thotë që ai student nuk mund të studiojë më për të njëjtën degë në të gjithë Gjermaninë dhe nëse regjistrohet në një fakultet të ri, duhet të zgjedhë një fakultet që nuk e ka të detyrueshme lëndën ku ai ka ngelur.
Pra nëse një student praktikisht ngel në fizikë, ai nuk mund të studiojë më në asnjë fakultet gjerman, që ka në programin e saj edhe një lëndë fizike të detyrueshme.
Duke u rikthyer në rajon, penalitetet që aplikohen në vendet fqinje janë pothuajse gjithmonë, shumë më të ashpra se penalitetet që janë aprovuar në Shqipëri (pagesë 700 lekë për kredit).
Universiteti i Athinës, aplikon një tarifë prej 60-190 eurosh për lëndë të mbartur, ndërsa ai i Beogradit, aplikon gjithashtu tarifa penalizuese, por në çdo rast, ngelja në qoftë edhe vetëm një lëndë në një vit akademik sjell automatikisht përjashtimin nga konviktet shtetërore.
Duke qenë se konviktet kanë tarifa të subvencionuara, për ngelësit kostoja e studimit, për shkak të qirasë rritet mesatarisht me 2 mijë euro në vit.
Në Kroaci, aplikohet gjithashtu standarti gjerman. Pas tre provimesh të dështuara, digjet përjetësisht e drejta e studimit. Edhe atje, një provim i mbartur gjithsesi sjell një pagesë shtesë unike, pagesa që variojnë sipas çdo fakulteti.
Polonia, gjithashtu aplikon tarifa që variojnë nga 30-220 euro për lëndë të ngelur.
Universiteti që aplikon tarifat më të larta financiare për ngelësit është Universiteti Teknologjik i Zyrihut, që renditet në listën e 20 universiteteve më të mira të botës.
Në këtë universitet, dështimi në një lënd mbart një penalitet që varion nga 550-800 franca zvicerane, rreth 450-700 euro për lëndë.
Në Britaninë e Madhe, Universiti i Gllasgout aplikon një pagesë 230 euro për lëndë të mbartur, ai i Galëay në Irlandë 295 euro, Mançesteri dhe Lidsi 80-200 paund, etj.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sistemi penalizues për ngelësit është shumë më i ashpër. Pas tre dështimesh në një lëndë të caktuar, studimi detyrohet të paguajë vlerën e plotë të një viti studimi, një penalitet që varion nga 30-100 mijë dollarë, në varësi të “tuition fees” të secilit universitet.