Njëmbëdhjetë filma, 20 seriale televizive dhe disa eksperienca teatrale, kjo është karriera nga vitet ’90 e gjer më sot, e aktorit të mirënjohur Gabriel Garko-s.
I lindur në Torino , gjatë intervistës për gazetën Gay.it, aktori për të njëmbëdhjetën herë përsëriti që nuk është gay.
“Éshtë krijuar një klishe që të gjithë aktorët e bukur janë gay, pak a shumë si gjithë gratë më të bukura janë kurva. Më shqetëson fakti që një heteroseksual argëtohet kur drejton gishtin drejt një individi tjetër, i cili mundohet ta fshehë homoseksualitetin e tij sikur të ishte gjëja më e shëmtuar në botë. Nëse një person mësohet me seksualitetin e tij, nuk do e ketë më problem të shqetësohet për etiketimet e vendosuar andej – këtej në lidhje me këtë fakt.
Garko është i vetëdijshëm se nuk pëlqehet vetëm nga femrat, por dhe nga meshkujt. Ideja se u pëlqej dhe burrave nuk më shqetëson aspak, besomëni. Të paktën ata thonë atë për çfarë janë, dhe në fund të fundit një seks simbol është i tillë për faktin se u pëlqen të gjithëve”.