Paraditen e sotme Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën ‘arre.st me bu.rg’ për Fredi Alizotin, i cili dyshohet si personi që imitoi zërin e Agron Xhafajt në dosjen ‘Babalja’.
Alizoti akuzohet për ‘kallëzim të rremë’. Ndërkohë, apeli ka në fuqi edhe masën ‘detyrim paraqitje’ për gazetarin Jetmir Olldashi.
Nga ana tjetër, Albert Veliu, i njohur ndryshe si ‘Dëshmitari X’ tek dosja ‘Babalja’, nuk e ka ankimuar masën ‘arre.st në bu.rg’ pasi aktualisht ndodhet në Kosovë, në statusin e azilkërkuesit.
Ndërkohë, deputeti demokrat Ervin Salianji që u komplikua në këtë skenar, ka ditë që është zhdukur nga skena publike duke eleminuar çdo dalje për media.