osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Athina kush të ri Tiranës për rihapjen e bisedimeve dypalëshe

Athina kush të ri Tiranës për rihapjen e bisedimeve dypalëshe

Nga Shaban Murati

Ministri alternat grek i punëve të jashtme, G.Katrougalos, në një intervistë në 3 dhjetor 2018 në “Real FM” Radio, parashtroi se ka kusht të ri të Athinës paraqitur qeverisë së Shqipërisë për rifillimin e bisedimeve dypalëshe:

“Ne jemi fare afër të zgjidhim të gjitha çeshtjet tona të varura me Shqipërinë. Tani, ajo që presim ne është që pala tjetër të konfirmojë angazhimet e saj për minoritetin tonë. Kohët e fundit ajo ka miratuar një ligj për minoritetet, por ne presim të shohim aktet e tij zbatuese.

Sepse prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e të drejtave të popullit tonë në Shqipëri. Nëse kjo avancon, unë mendoj se ne mundemi realisht të kthehemi prapë tek bisedimet tona”. (Faqja e MPJ të Greqisë, 3.12.2018).

Çfarë është ky kusht të ri, që ka vënë Greqia për rifillimin e bisedimeve, dhe çfarë statusi kërkon Athina për minoritetin grek në Shqipëri, që ajo të kthehet prapë në tavolinën e bisedimeve dypalëshe?

Çfarë lloj diferencimi për minoritetin grek kërkon Athina nga Tirana në zbatimin e ligjit shqiptar të minoriteteve, diferencim që duhet të jetë vetëm për minoritetin grek dhe jo për minoritetet e tjera?

Nuk duket rastësi që zëvendësministrja greke e Rendit, Katerina Papakosta, anëtare e qeverisë greke, në 10 nëntor 2018 iu drejtua Tiranës me një kërkesë me qitje të largët:

“Ashtu si ka kërkuar Shqipëria për shqiptarët jashtë vendit autonominë apo dhe pavarësinë, duhet t’i japë minoritetit të gjithë të drejtat që i takon”.

A nuk janë të detyruar autoritetet e Shqipërisë t’i tregojnë popullit të vet se çfarë kushti konkret i ka vënë Greqia për rihapjen e bisedimeve dypalëshe, dhe i cili, sipas burimeve të brendshme, mund të krijojë klimën e rrezikshme të kurtheve veriore, ku po rrezikon të bjerë Kosova?