Kryeministri Rama është pyetur gjatë konferencës për shtyp me homologun kroat mbi akuzat e Beogradit se shteti shqiptar dhe ai i Kosovës po përgatisin paktin e Shqipërisë së madhe.
Në përgjigje Rama tha se ky term del në skenë sa herë që shqiptarët kërkojnë disa të drejta evidente në Beograd dhe sa herë Shqipëria mbështet Kosovën me të drejtë.
“Sa i përket Shqipërisë së Madhe ky është një term që në Beograd del në sipërfaqe sa herë që shqiptarët kërkojnë disa të drejta evidente dhe sa herë që Shqipëria mbështet Kosovën me të drejtë”, tha Rama.
Rama theksoi se Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur në mënyrë të përsëritur marrëveshjen e CEFTA-s dhe se ndonëse Kosova në mënyrë të përsëritur është ankuar për këtë, nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet.