Sali Berisha po shfaqet si një “atlet” i shpëtimit të Shqipërisë nga shitja që po i bën Edi Rama detit. Eshtë përsëritur për vite me radhë që ish kryeministri Sali Berisha, vetëm e vetëm që të qëndronte në pushtet i fali afër 350 kilometra katror sipërfaqe detare fqinjit tonë jugor Greqisë. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2009 nga ish ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis.
Marrëveshja u nënshkrua në prezencën e dy kryeministrave respektivë të asaj kohe, Berisha dhe Karamanlis. Gjatë tërë këtyre viteve Berisha është akuzuar se fali detin, madje e vertetuar zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese. E cila e rrëzoi me një vendim të pazakontë 9 me 0 këtë marrëveshje me argumentin se cënon tërësinë territoriale të vendit, shkel Kushtetutën dhe është antikombëtare.
Në një vend normal, Sali Berisha dhe Lulzim Basha do të kishin shkuar në burg. Por drejtësia shqiptare bëri atë që di më mirë, shërbimin politik deri në fund. Ndaj është bërë ligji më i ashpër në Evropë për pastrimin e drejtësisë, Vettingu. Por Berisha vijon ta mbrojë me fanatizëm marrëveshjen e detit me Greqinë të nënshkruar vetë më 2009, duke akuzuar Kushtetuesen se mori para nga Rama dhe u ndikua nga Turqia për ta rrëzuar këtë marrëveshje. Madje kërkoi me insistim dërgimin në gjykatën ndërkombëtare të marrëveshjes, ndonëse ministri i jashtëm grek Kotzias pranoi se ajo ishte në kurriz të Shqipërisë që humbiste territore. Pra ishte një çështje e humbur për Shqipërinë. Por Berisha tashmë e kërkon me këmbëngulje këtë, teksa Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka kërkuar autorizim për nisjen e negociatave me Greqinë. Madje ka plotësuar dhe 10 kërkesat e Metës, mes të cilave dhe grupin negociator.
Pikërisht këtu ndërhyri fort Berisha, duke deklaruar se në këtë grup është një spiun i larguar nga FA për këtë akuzë më 2012. Ish-kryeministri Sali Berisha e denoncon si skandal, sipas tij, që është vendosja e Artur Meçollarit në grupin e negociatorëve të marrëveshjes së detit me Greqinë. Berisha thotë se Meçollari është spiun dhe agjent i të huajve.
“Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye të grupit të një ish-spiuni të FA, i larguar pas dokumentimeve të pa kundërshtueshme të SHISH dhe ushtrisë por edhe të dhënave të tjera. Gjithçka e realizuar me vendim të prokurorisë, ky është agjent, spiun. Bëhet fjalë për Artur Meçollarin”, tha ai. Por nuk preçizon se spiun i cilit shtet është dhe për llogari të kujt ka punuar. Madje nuk përmend as provat. Dhe meqë jemi te spiunët, ne kemi një spiun që ka drejtuar politikën shqiptare për 27 vite me radhë, ka drejtuar shtetin për 13 vite me radhë. Dhe ky është Sali Berisha.
Një spiun i deklaruar i serbëve, dosja e të cilit që të zhdukej hëngri kokën e ish liderit të dhjetorit Azem Hajdari, ish kreut të Kuvendit Pjetër Arbnori, ish ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali, ish kreut të SHIK Bashkim Gazidede, deputetëve Ali Spahija etj etj.
Këtë e verteton dhe kabllogrami i ambasadorit të SHBA në Tiranë për DASH. Ku thuhet se Berisha është mik dhe njeri i serbëve në Ballkan.
Wikileaks zbulon email-et e kompanisë së Inteligjencës “Stratfor” në SHBA. Dy kabllograme të nisura nga raportuesi nga Tirana, ambasadori i SHBA, pas vrasjeve të 21 janarit 2011. Kabllogrami i ri përfshin sërish kryeministrin Berisha duke e akuzuar për 21 janarin. Frika për përplasjen Veri-Jug si në 1997. Berisha akuzohet se bashkëpunon me serbët, ndërsa përmendet rreziku i përfshirjes së vendit në anarki si më ‘97. Madje dhe se ka furnizuar Milosheviçin me naftë, armë dhe municione, por dhe informacione në thyerje të embargos së OKB për ish Jugosllavinë. /Pamfleti.com