Bujar Nela e kishte ndërtuar banesën në vitin 1997 pa leje dhe ALUIZNI nuk e legalizoi, ndërsa nuk jetonte në dykatëshen që u shemb. Ai e kishte dhënë katin e parë me qira për dy biznese, ndërsa po ashtu edhe katin e dytë me qira për banim.
Në kuadër të projektit të Unazës së Madhe një tjetër banesë u rrafshua sot në zonën e Laprakës, ndërsa situata u tensionua për më shumë se dy orë, pasi pronari Bujar Nela së bashkua me bashkëshorten, Lindita Nela u ngujuan në katin e dytë (lexo këtu).
Sipas tyre lajmërimi u kishte shkuar vetëm dje se banesa nuk do të legalizohej, ndërsa bashkëshorti u shpreh se nuk kam ku të shkoj pasi ‘’kam nënën 94-vjeçe dhe dy vajza 15-vjeçe” duke paralajmëruar se do të vetëflijohet. Por policia ndërhyri duke i nxjerrë nga banesa për t’i hapur rrugë IKMT që shembi banesën, ndërkohë që gruaja kaloi një gjendje të fikti.
Por kush është familja Nela? Bujar Nela e kishte ndërtuar banesën në vitin 1997 pa leje dhe ALUIZNI nuk e legalizoi, ndërsa nuk jetonte në dykatëshen që u shemb. Ai e kishte dhënë katin e parë me qira për dy biznese, ndërsa po ashtu edhe katin e dytë me qira për banim.
Familja Nela jetonte në një tjetër shtëpi në Tiranë, ndërsa ka edhe një biznes te ‘Inxhinieria e Ndërtimit’. Bujar Nela në kohën e PD-së në pushtet ka qenë punonjës i zyrës së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ndërsa gruaja e tij është mësuese në Vorë.
Ja kush është Lindita Nela, kundështoi vendimin për prishjen e banesës dy katëshe në Laprakë (FOTO)/Shqiptarja.com