osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si e “vra.në” Naim Frashërin, me largimin nga Teatri Popullor, në 1973?!

Si e “vra.në” Naim Frashërin, me largimin nga Teatri Popullor, në 1973?!

Në lamtumirat e trishta, humbjet e mëdha të shkurtit është, pa dyshim, edhe vdekja e parakohshme e artistit të shquar Naim Frashëri. Ai u nda nga jeta më 18 shkurt 1975. Ishte një goditje për artin skenik, mbi të gjitha, një artist potent që kishte dominuar skenën me kryerole të dramaturgjisë botërore e asaj kombëtare për 20 vjet rresht, sidomos me Hamletin e Shekspirit. Sot i bëjmë homazh këtij emri të madh të teatrit shqiptar, në 42- vjetorin e ndarjes nga jeta.

Natën, në të gëdhirë të 18 shkurtit Naimi, i shqetësuar dhe me një gjendje të rënduar shëndetësore, që nuk e tregonte hapur, fjeti vetëm. U ngrit disa herë se kishte shqetësime e dhimbje, tregonte e motra. Në mëngjes nuk u ngrit për të vajtur në punë, në Institut. Violeta, e shoqja, i thirri: “Ngrehu Naim, se vajti ora!” Kur ajo iu afrua, pa me tmerr sesi ishte mbledhur e kishte shtrënguar duart nga një sforco e jashtëzakonshme. Nuk jepte shenja jete. Vdiq nga një shtrëngesë e fortë, pa shqetësuar njeri”. Ishte 18 shkurt 1975. Jashtë bënte ftohtë e frynte një erë e lehtë ngjethëse.

Më 19 shkurt gazeta “Zëri i Popullit” botoi nekrologjinë e vdekjes. (Pak kohë më vonë u botua edhe një artikull i gjatë për të ku, mes të tjerash shkruhej edhe këtë fjali: “Heshtni liliputë përpara zërit dhe figurës më të ndritur të Artit, Naimin Frasheri!”).

Për organizimin e ceremonive të varrimit u ngrit një komision shtetëror. Homazhet bëheshin në hollin e Komitetit Ekzekutiv, nga ora 9.30-10.00. Përcjella për në varreza u bë në orën 10.00. Funerali i Naim Frashërit qe një manifestim i popullit që vërshoi në dyert e Komitetit Ekzekutiv për t’i bërë homazhe e për ta ndjekur me dhimbje largimin e tij…

Gjatë rrugës ku kalonte funerali, i ndjekur nga mijëra e mijëra qytetarë, shikoheshin anës bulevardit punëtorë të ndërmarrjeve të ndryshme që kishin lënë punën e përcillnin artistin. Fjalën e lamtumirës e mbajti ministri Thoma Deljana. Varrimi u shoqërua me marshe funebre e me tri breshëri qitjesh nga një grup pushkatarësh…. Një dhimbje e humbje e madhe për artin! Por, në një farë mënyre, “Artistin e Popullit” e “vranë”, e vdiqën para kohe. Dhe ja pse?

***

Fillimi i viteve 70-të ka qenë i tmerrshëm për ata që e përjetuan atë kohë në Teatrin Kombëtar. U krijua një klimë mbytëse, një frymë e keqe mes aktorëve, saqë ndikoi jo vetëm në nivelin e artit, por edhe në ecurinë e mëtejshme të institucionit. Naim Frashëri ishte njëri prej viktimave, heronjve të heshtur të kësaj lufte. Në vitin 1970 ai kishte arritur gjithçka, titujt e lartë, “Artist i Popullit”, “Hero i Punës Socialiste”, deputet, sekretar Partie i Teatrit Kombëtar, por, përsëri, nuk ishte i përkëdheluri i regjimit. Ishte artist me sedër të madhe e me guxim të pashoq. Nuk bënte kompromise. Njerëz mediokër deshën “t’i ulnin hundën” se nuk e duronin dot shkëlqimin e tij. Për këtë shpifën sepse kishin mbështetjen edhe nga lart. Për dy gjëra mund të gjeje belanë në atë regjim, për agjitacion e propagandë dhe për çështje morali. Për të parën nuk e kapnin dot Naimin, ndërsa për të dytën shfrytëzonin nurin skenik, shfaqjet e partneret e shumta në skenë, ligësinë që e ushqenin njerëzit pa moral. Shpifën derisa e vranë shpirtërisht.

Kërkoi dorëheqjen nga trupa e teatrit për të shkuar në ILA, si pedagog. Ai e kishte të lidhur jetën e tij me skenën e TK, por ja që e detyruan maskarenjtë. Naim Frashëri kishte kritikuar hapur nivelin e dobët të pjesëve që viheshin në teatër, angazhimin dilentat të disa aktorëve dhe keqpërdorimin politik. “Unë mendoj, shkruante Naimi, se Teatri Qendror nuk duhet të kthehet në laborator për veprat e dobëta. Kjo punë të bëhet jashtë teatrit”.

Në vitet 60-të, pas heqjes së repertorit të huaj, një sërë veprash skematike u vunë në skenën e TK, aq sa i morën frymën. Për t’u evidentuar veprat e Fadil Paçramit vinin njëra pas tjetrës, në çdo sezon. Mediokritete! Përplasja me Paçramin ishte e fortë, por Naimi ishte i guximshëm dhe trim. Kur Paçrami i tha Naimit: “Do të ishte më mirë të dilnit në pension”, ky i tha: “Dil ti më mirë, se e ke mbushur moshën, je bërë edhe gjysh!”. Ishte i guximshëm. Në Teatrin Kombëtar, kur u ashpërsua lufta e klasave e frymëzuar nga diktatori Enver Hoxha, Naimi i doli zot Ilia Shytit, kur deshën ta përjashtojnë, për shkak të arratisjes së vëllait, ruajti të paprekur reputacionin e aktorëve të talentuar Sandër Prosi e Prokop Mima, kur ata nisën t’i përgojojnë për të “kaluarën e tyre të paqartë”, iu bë mburojë aktorit të ri Bujar Lako, kur atë donin ta hiqnin “për arsye biografie”, shoqërohej me aktorët e rinj Bexhet Nelku, Robert Ndrenika, Timo Flloko, kur mbi ta ranë “hijet” e analizës biografike.

Naimi ishte dhe mbeti njeri i madh, pavarësisht veshjes partiake. Nga mbrojtja që u bëri Naimi të “deklasuarve”, atyre që kishin “njolla në biografi”, nga burrëria e tij nëpër mbledhje, kur ua kthente fjalën edhe të deleguarve të rëndësishëm të Partisë, bindemi se ishte njeri i ndershëm, mishërimi i virtyteve më të mira shoqërore. Personaliteti i tij nuk përcaktohej nga bindjet politike. Drita Pelinku, aktorja e shquar, partnere në disa role, shkruante për të: “Ai u largua nga Teatri para shfaqjes “Familja e peshkatarit”. Ky largim i preu krahët Naimit. Largimi e vrau atë. Kur erdhi ta luante “Familjen e peshkatarit” në fund, për regjistrim në TV, ishte njeri i heshtur, që kishte një dramë. Ai nuk jetonte dot pa skenën…”. Ndërsa Ilia Shyti, thoshte: “Të paaftë gjetën rastin të merreshin me thashetheme, po ishte edhe cmira e të aftëve, ambiciet profesionale, që u shfaqën në teatër, në një formë a në një tjetër”. Ndërsa Agim Zajmi e përmbyll: “Pas mbledhjesh të shumta partie, ku ai u sulmua nga “komunistë të devotshëm” dhe ku u vu në dyshim e tërë krijimtaria e tij, Naimi u shqetësua. Ishte një pikëllim i madh”. “Teatri në ato kohë u bë shumë i vështirë, kujton Pirro Mani. Naimi iku, edhe unë ika një vit pas tij. Përmbi teatrin rrinin Komiteti ekzekutiv, Ministria e Arsim-Kulturës, Ministria e Brendshme…Qe një atmosferë mbytëse…Në këtë gjendje të rëndë ideologjike, shpirtërore, me një thashethemnajë të madhe, Naimi e pa të arsyeshme që të largohej. Qe një shok psiqik. Ai u largua në kulmin e pjekurisë artistike, artistë të tillë i duheshin teatrit”. Punën e pedagogut Naimi e bënte me shumë pasion, duke sakrifikuar gjithçka nga përvoja e tij si aktor.

Naimi pinte shumë cigare, madje cigare të lira.. Gishtat i ishin zverdhur nga nikotina. Mushkëritë e tij ishin bërë copa dhe kolla e shqetësonte vazhdimisht. “Vitet e fundit Naimi ndiente vazhdimisht dhimbje, kujton e motra Sofo. Herë pas here e zinte kriza e pankreasit. Në fillim na vdiq nëna, të cilën ai e donte shumë. “Më duket se edhe unë e kam pankreasin”, thoshte. Dhe në të vërtetë vdiq nga kjo sëmundje, pankreas akut, pas katër muajsh. Vdiq në shtëpi, as që e morën vesh”. “Naimi vdiq i varfër, thoshte regjisori Esat Oktrova, edhe si njeri, edhe si aktor, ai ishte si një vullkan i heshtur”.

Artisti që ia kushtoi jetën teatrit, që mishëroi mbi 100 role në skenë e ekran, për 35 vjet me radhë, përjetoi më në fund, edhe dramën e vet vetjake, me fundin tragjik.

Naim Frashëri mbetet një nga aktorët tanë më të shquar të skenës, i vlerësuar, përveç titujve “Artist i popullit” dhe “hero i Punës”, edhe me Çmimin e Republikës kl.I, me titullin e lartë “Nder i Kombit” dhe së fundi edhe me titullin “Qytetar Nderi” i Përmetit.