Donald Trumb u shfaq autoironik mbi faktin që ai po humbet flokë, duke pranuar me shaka që mundohet në të gjitha mënyrat që ta fshehë: “Mundohem si i çmendur t’i fsheh pjesët ku jam qeros… Unë punoj me të vërtetë shumë dhe fundja nuk besoj se dukem shumë keq!”.
Presidenti, në skenën e Konferencës së Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Maryland, pranon kështu që është i hutuar nga imazhi i tij vëzhgues: “Adhuroj të shoh atë tip ndërkohë që flet”. Pak më vonë, duke i kthyer shpinën publikut, tregon tendosjen dhe flokët e rregulluar në mënyrë të përkryer duke shtuar: “Nuk është keq!”.