“Integrimi Europian mbetet prioriteti i qeverisë shqiptare dhe e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor duhet të jetë e ankoruar fort në perspektiven e Bashkimit Europian”.
Kështu mësohet se ka deklaruar Kryeministri Edi Rama, në Samitin e Kryeministrave te Iniciativës se Europës Qëndrore, që po zhvillohet në Zagreb.
Gjatë fjalës së tij në samit, paraditen e sotme, Rama ka theksuar se në të njejtën kohë me këtë prioritet, duhet punuar edhe më fort për të forcuar bashkëpunimin dhe dialogun mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, për t’u ofruar popujve tanë mundësi sa më të mëdha dhe zhvillim sa më të shpejtë.
Kryeministri u shpreh i bindur se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor duhet të jetë e ankoruar fort në perspektiven e Bashkimit Europian dhe NATO-s.