Emisioni i mbrëmshëm i Eni Vasilit ishte në njëfarë mënyre një zgjatim i emisionit “Top Story” i para pak ditëve, ku flitej për të zhdukurit e pretenduar në Vlorë.
Edhe pse që në hyrje të emisionit, drejtuesja e tij dha dy versione krejt të ndryshme shifrash për të zhdukurit, duke theksuar se policia deklaron 23 të tillë, ndërsa gazetarja e Top Story-t, pretendon se janë 80, ajo që ra në sy mbrëmë ishte deklarata e ish-kreut të SHISH, Fatos Klosi.
Si një njohës i mirë i botës së krimit dhe mënyrës si ata funksionojnë falë eksperiencës së tij në fushën e zbulimit, Klosi tha se këta 23 persona që ne i quajmë të zhdukur, në fakt po i fshihen drejtësisë.
Klosi gjithashtu theksoi së kjo është aq e rëndë sa nuk thuhet, por deklaroi se ai nyk e di si lahen hesapet.
“Ata (të zhdukurit) janë njerëz që po i shmangen drejtësisë. Që të them se sa e rëndë është kjo gjë, nuk ua them dot. Unë nuk e di si lahen hesapet nga mbrapa. Janë shumë njerëz që janë borxhlinj.”, theksoi Klosi.