Mbrëmë në emisionin “Open” të Eni Vasilit ështëë zhvilluar debati për numrin e të zhdukurve në Vlorë, pas një emisioni që kishte bërë pak ditë më parë gazetarja Lindita Çela, ku pretendonte se atje janë 80 persona të zhdukur në këtë qytet.
Por mesa duket Çela ka rënë në një grackë shifrash, pasi që në fillim të emisionit, u tha se shifra është 23 dhe jo 80.
Ishte drejtuesja e emisionit Eni Vasili që theksoi dy versionet e kundërta mbi numrin real të të zhdukurve. Gazetarja Çelaj raportoi një javë më parë se janë 80 të zhdukur në Vlorë, por sipas policisë së shtetit janë vetëm 23 të zhdukur.
Ndërkohë nga ana tjetër, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi që është një njohës i mirë i fsushës së zbulimit dhe krimit, theksoi se ata që në i quajmë të zhdukur, në fakt po i fshihen drejtësisë.
‘Ata (të zhdukurit) janë njerëz që po i shmangen drejtësisë. Që të them se sa e rëndë është kjo gjë, nuk ua them dot.
Unë nuk e di si lahen hesapet nga mbrapa. Janë shumë njerëz që janë borxhlinj. ‘, tha ndër të tjera Klosi./Lexo.al