Punimet për ndërtimin e HEC-it të Moglicës, që bashkë me HEC-in e Banjës, si pjesë e Kaskadës së Devollit, pritet të rrisin me 17% furnizimin me energji.
Një nga drejtuesit e punimeve zbuloi detajin që e bën këtë ndërtim një vepër unikale.
Për herë të parë në Shqipëri, një central prodhimi do të ndërtohet nëntokë. Diga e Moglicës do të lidhet me centralin e prodhimit nëpërmjet një tuneli 11 km të gjatë, i cili do të ndërtohet brenda në shkëmb.
“11 kilometra tunele nga këtu te centrali i prodhimit, i cili do të jetë nëntokë. Ky do të jetë centrali i parë i ndërtuar në Shqipëria nëntokë,” – shpjegoi një nga drejtuesit e punimeve.
“Po ashtu, me një lartësi prej 160 metrash, diga e Moglicës është një ndër digat më të larta në botë në llojin e saj. Është një ndër më të lartët në llojin e tij. Mendoj se është vetëm një në Kinë që është pak më e lartë, por është thuajse e njëjta. Është një ndërtim unikal dhe shumë i madh,” – theksoi një nga inxhinierët zbatues.