Nëse nevojshmëria industriale dhe ambientale do të bashkëpunonte me sinergjinë, rezultati do të ishte i pabesueshëm.Një eksperiment i nisur në vitin 1997, me një hark kohor prej 20 vitesh dha rezultate të papritura.Zbuluesit e Princeton, Daniel Janzen dhe Winnie Hallwachs u paraqitën në zyrat e kompanisë Del Oro, prodhuese e sukove të portokallit me qendër në Kosta Rika.Propozimi i tyre ishte shumë joshës:
Nëse Del Oro kishte rënë dakord të hiqte dorë nga Zona e Guanacastës, disa nga tokat e saj ngjitur me të, me qëllim që aty të mund të shkarkoheshin tonelata mbetje portokalli në këto kullota pa qenë nevoja që të paguante kostot e asgjësimit.
Duke patur parasysh koston e stërmadhe të procesit të asgjësimit të mbetjeve, kompania dakordësoi menjëherë dhe 1.000 kamionë u nisën pa hezitim në drejtim të atyre kullotave të harruara nga njeriu e natyra, raporton Konica.Efekti në përbërjen e tokës ishte praktikisht i menjëhershëm.Pas vetëm gjashtë muajsh, lëkura e portokallit ishte shndërruar në një shtresë kompakte argjilore balte.
Prania e tyre gjithashtu kishte riaktivizuar faunën lokale, pasi dekompozimi kishte tërhequr dhe kishte bërë që insektet të shumohen.
Eksperimenti për fat të keq pati një jetë të shkurtër, pasi një kompani tjetër që vepronte në të njëjtin sektor e detyroi kompaninë Del Oro të pranonte se kishte kontaminuar një park natyror. Gjykata Supreme e Kosta Rikës e quajti shkakun e kontaminimit të bazuar në arsye dhe eksperimenti u ndërpre me ligj e u harrua për 15-20 vitet e ardhshme, derisa në vitin 2013 ekologjisti Timothy Treuer vendosi të shkonte në atë zonë për të vlerësuar kushtet.
Vështirësia e tij më e madhe ishte gjetja e zonës së saktë ku u hidhnin lëkurat e portokallit, gjë e cila i mori dy ekspedita në territor. Territori ishte transformuar plotësisht dhe toka pjellore ishte shndërruar në një pyll të begatë.Për të kuptuar shkallën e ndryshimit, mjafton të mendosh se u deshën vite për të rigjetur tabelën prej druri që kishte qenë vendosur në mes të hendekut, tanimë i rrethuar me pemë dhe i mbuluar me bimësi.
Duke krahasuar atë xhungël me atë në zonën fqinje, të pa trajtuar me mbetje të portokalleve, Treuer jo vetëm që vuri re rritje më të madhe të pemëve, por gjithashtu një larmi më të shumë herë më të madhe speciesh të pranishme.Se si lëvozhgat e portokallit janë në gjendje të bëjnë këtë mrekulli është ende duke u studiuar.
Sipas ekspertëve, ata kanë pasur funksionin e dyfishtë të sterilizimit të tokës me aciditetin e tyre duke eliminuar barërat e këqija dhe rigjenerimin e tokës së varfër.
Eksperimenti natyrisht ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, pasi çdo ditë kemi paradoksin e mos-shfrytëzimit të mbetjeve organike duke i asgjësuar të cilat janë të pasura me ushqyes, ndërsa zona të mëdha të tokës janë të varfra pikërisht për shkak të shfrytëzimit dhe mungesës së ushqyesve.
Natyrisht, kompanitë nuk mund dhe nuk duhet të shkarkojnë mbeturina në tokë pa kontroll, por pse të mos mendojmë për fillimin e projekteve si ky në pjesë të tjera të veçanta?Çdo gjë do të ishte e dobishme: kompanitë do të kursenin shpenzimet, parqet natyrore ose kullotat e braktisura do të rigjeneroheshin dhe do të zgjeroheshin, dhe Toka jonë e dobët mund të rimëkëmbë një pjesë të vogël të burimeve të çmuara jetike që ia marrim çdo ditë.