Në Paris po zhvillohet ceremonia çmimit prestigjoz individual për lojtarët, Topi i Artë 2018, që organizohet dhe jepet nga revista e njohur franceze, France Football.
Këtë vit është si risi edhe trofeu Kopa, apo i njohur ndryshe si Topi i Artë për futbollistë nën 21-vjeç, i cili shkoi për francezin kampion bote, Kilyan Mbappe.
Ylli i PSG-së, i cili bëri një paraqitje për t’u admiruar edhe në “Rusi 2018”, ishte pretendent edhe për trofeun e madh, por duket se nuk ia doli të sfidojë emra si Modriç, Ronaldo e Griezmann, duke u renditur vetëm në vendin e katërt.