Dhjetori ka nxjerre ne rruge, patrulla te shtuara ne akset kryesore te qytetit te Shkodrës. Efektivë të shumtë janë përqendruar në unazën perëndimore.
Qarkullimi me xhama te zi ne automjete pa një leje është ne fokus te kontrolleve, bashke me personat me precedent penal, apo qe mbajnë arme pa leje. Mos-vendosja e rripit te sigurimit dhe përdorimi i celularit gjate drejtimit te automjetit janë te tjera shkaqe te ndaljes se drejtuesve te automjeteve nga forcat e policisë.
Dhjetra makina i janë nënshtruar kontrollit të policisë, ndërkohë burime pranë Komisariatit te Shkodrës bëjnë me dije se këto kontrolle janë te vazhdueshme edhe ne zbatim te urdhrit te Ministrisë së Brendshme. Me një tjetër fokus do te jene edhe pikat kufitare.