Janë plot 29 emra të personave pranë PD, të cilëve u rezulton se kanë qenë me precedent penalë ose janë përfshirë në afera të mëdha korruptive.
Sali Berisha kryetari i foltores i turrur pas kockave të pushtetit por i lyrë me blozën e korupsionit, krimit, minimit të demokracisë fakte të përdorura nga DASH për shpalljen e tij non grata familjarisht
Miqtë e Foltores:
Këta emra, në të shkuarën kanë qenë të akuzuar për disa afera. Lexoni këtu listën e plotë të personave të inkriminuar:
Adriana Kalaja e zgjedhur si antare Këshillit drejtues të Foltores dënuar me burg për mashtrim dhe korrupsion nga gjykata e Krujës sot bredh lart e poshtë si avokatja e teatrit të shembur dhe e çdo kauze që kap Saliu nëpër morgje dhe varreza.
Qarku Tiranë
Fatbardh Plaku – Ish-kryetari i Komunës së Farkës ka përfunduar nën hetim për lejet e dhëna pa kriter në komunën e tij, leje që kanë shkatërruar kurorën e gjelbër të kryeqytetit. Ai është ndjekur edhe për falsifikim dokumentash, me qëllim përvetësimin e 10 mijë metrave katrorë truall, në Lundër. i ka shpëtuar nja atentati në banesën e tij, kur persona të paidentifikuar e qëlluan me antitank.
Besnik Fuçia – Ashtu si Plaku, edhe Besnik Fuçia ka një karrierë të ngjashme, si kryekomunari që betonizoi Kasharin dhe përfundoi shkatërrimin e kurorës së gjelbërt të kryeqytetit. Në 2013-n, çoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë, që pezulloi përkohësisht lejet e ndërtimit.
Fuad Haxhiymeri – Biznesmen, ish-bashkëpunëtor i Rezart Taçit, është pronari i kompanisë së prodhimit të makaronave dhe miellit “Prima” dhe aksioner i Bankës “Credins”. Në të shkuarën, ndaj tij janë hapur hetime për evasion fiskal.
Qarku Shkodër
Lorenc Luka – Ish-kryetar i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka është përballur me drejtësinë pas një kallëzimi të IMKT-së, pasi lejimit të dhjetëra lejeve pa leje në bashkinë e tij.
Helidon Bushati – Kandidat për deputet në Shkodër, është përballur me akuza për korrupsion nga koha kur u caktua prej Halim Kosovës, si Drejtori i ri i Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Gjatë drejtimit të tij, çmimi për ilaçet për sëmundjet tumorale u rrit tetë herë.
Bardh Spahia – Si ish-zëvendësministër i Shëndetësisë, Spahia u përfshi në disa afera korrupsioni. Si Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë, ai ishte protagonist i shkarkimit të bujshëm të Bahri Shaqirit, nga kreu i SHISH dhe zëvendësimit të tij me Visho Ajazin.
Anton Koka – Gjithashtu kandidat mbulon Zonën e Malësisë së Madhe, ku njihet si një person i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës.
Qarku Durrës
Enri Ceno – Vettingu po spastron gjykatësit e korruptuar, por PD ka gjetur një mënyrë të re për t’i përfaqësuar përsëri ata në Parlamentin e ri… duke përfshirë fëmijët e tyre në Parlamentin e ardhshëm. Enri Ceno është kandidat në Durrës. Ai është djali i Petrit Cenos, i akuzuar në mënyrë të përsëritur dhe nën hetim për korrupsion, favore dhe falsifikim të dokumentave gjyqësore. Ceno, i cili poston në rrjetet sociale fotot e tij duke parë në Madrid ndeshjen Real-Barça është një prej emrave më të inkriminuar të këtij sistemi të drejtësisë.
Shkëlqim Fortuzi – Ish-drejtor i tatimeve Durrës dhe ish-kryetar i Bashkisë në Sukth është i akuzuar për disa afera korruptive në të dy pozicionet që ka mbajtur.
Vullnet Topalli – Ish-drejtues i Policisë gjatë kohës së PD-së, i kallëzuar për shpërdorim detyre së bashku me Florenc Hoxhën. Topalli është personi që pasoi Hoxhën si kryetar i Policisë Bashkiake. Të dy ishin protagonistë në lejimin e qindra ndërtimeve pa leje në Tiranë gjatë mandatit të ish-kryetarit Basha.
Qarku Elbasan
Endri Hasa – Ish-drejtori i AKSHI, ish-punonjës i SHIK-ut, i përfshirë në çështjen e fshirjes së kamerave të sigurisë gjatë 21 janarit. Gjithashtu, figuron se ka falsifikuar letrat për të përfituar kredi të butë strehimi.
Taulant Zeneli – Ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës në kohën e Lulzim Bashës, ka favorizuar disa kompani të caktuara për licensat e transportit urban.
Qarku Vlorë
Adriatik Alimadhi – Kreu i Ballit Kombëtar është një zgjedhje e çuditshme, jo sepse është përfshirë në ndonjë aferë, por sepse në të shkuarën ka akuzuar drejtpërdrejtë nëpër media Bashën se vjedh votat. Sot janë aleatë!?
Hariz Mema – Kryetari i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema, është kallëzuar penalisht nga shtetasi Julian Sinomati. Ky i fundit është kërcënuar me jetë nga kreu demokrat në Sarandë, pas një debati të fortë në rrjetet sociale.
Qarku Fier
Myslym Murrizi – Protagonist në muajin mars i një video të shëmtuar, në publikuar nga ai vetë, në të cilën kërcënonte dhe fyente një efektiv të Policisë Rrugore pasi u ndalua pa rripin e sigurimit. Për shkak të këtij postimi naiv, Murrizi i hapi punë vetes, duke përfunduar nën hetim për akuzën e kanosjes dhe mosbindjes së urdhërit të Policisë. Në të shkuarën është akuzuar edhe për trafik lëndësh narkotike.
Luan Baçi – Ish-Drejtori i Shërbimit të Automjeteve në Fier, u arrestua në vitin 2012 dhe u pezullua nga detyra për shkak të pranimit të rryshfetit në lëshimin e patentave. Çuditërisht, gjykata e liroi pak kohë më vonë.
Qarku Korçë
Andrea Mano – Humbi në mënyrë spektakolare kur konkurroi për kryetar Bashkie ndaj Niko Peleshit, por ai është i njohur në Korçë edhe si një biznesmen me peshë, pronar i firmës “Albania Construction”. Në të shkuarën, ka përfunduar nën akuzë për evasion fiskal.
Ligoraq Karamelo – Ish-kreu i OMONIA-s në Korçë, përfundoi nën hetim për shkak të përfshirjes së tij në aferën e ngritjes së varrezave ilegale për ushtarët grekë në Korçë.
Fatmir Guda – Ish-kreu i Bashkisë së Leskovikut, është ndjekur në të shkuarën për korrupsion dhe abuzim me listat e personave që përfitojnë ndihmë sociale.
Qarku Berat
Bujar Hoxha – , ish-prefekt i Beratit, tashmë biznesmen, në të shkuarën ka qenë një bashkëpunëtor i Ilir Hysenit, kreu i trafikut të kokainës, i arrestuar në Xibrakë të Elbasanit.
Qarku Kukës
Isuf Çela – Arritja e tij më e madhe në jetë është vendlindja në Tropojë. Falë kësaj “pasaporte”, ai u bë një prej 50 personave të lindur në Tropojë që zunë vend në drejtimin e Policisë së Shtetit në kohën e Berishës (50 nga 90 pozicione drejtuese në total). i akuzuar në atë kohë si sekser.
Alban Zeneli – Sulmoi fizikisht Policinë e Shtetit tek konflikti për ndërtimin e Parkut tek Liqeni Artificial.
Miftar Dauti – Kryetar i Komisionit të Ekonomisë në Këshillin Bashkiak të Hasit, Miftar Dauti ka kaluar në mënyrë të jashtëligjshme ndihma ekonomike për familje militantësh të PD-së, duke hequr këto ndihma për familjet në nevojë.
Qarku Dibër
Dhurata Çupi – Ish-drejtore në Bashkinë e Tiranës në kohën e Bashës, ish-kryetare e Agjensisë së Inventarizimit dhe Trajtimit të Pronave Publike, në të dy këto pozicione e akuzuar për mitmarrje.
Xhemal Gjunkshi – Ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, sipas dokumentave të publikuara në “Ëikileaks” ka qenë një prej figurave kryesore që ka përfituar nga shitja e pajisjeve të vlefshme ushtarake për skrap, si dhe në disa afera të tjera korrupsioni të ndodhura në ushtrinë shqiptare.
Sulejman Gjana – Përfundon në këtë listë për një arsye shumë origjinale. Konkurron për deputet, edhe pse nuk jeton fare në Shqipëri, por në Belgjikë.
Qarku Gjirokastër
Roland Bejko – Nipi i kreut të Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, i përfunduar në pranga gjatë operacionit anti-Lazarat të ndërmarrë në vitin 2014. Bejko, për 20 vjet me radhë ka qenë një organizatorëve kryesorë të trafikut të narkotikëve në Lazarat.
Kosta Barka – Ish-ministër, ka përfunduar në gjyq për shpërdorim fondesh.
Qarku Lezhë
Lindita Metaliaj – Ndodh edhe kështu, në listë është një person që aktualisht është e përfshirë në një çështje gjyqësore. Aktualisht, zonja Metaliaj, si përmbarësuese e pavarur, është e paditur nga Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore.