Është me pasoja të rënda psikologjike në vijim, për një fëmijë, që përjeton urrejtjen dhe akuzat për krimet e prindërve, shteti duhet të ndërhyjë, për të nxjerrë fëmijën nga izolimi
Në emisionin “Zonë e lirë”, ku ishte e ftuar, të vetmen gjë të vërtetë e të sinqertë, që tha Monika Kryemadhi, ishte deklarata e rëndë, për dramën psikologjike, që po përjeton vajza e saj 13-vjeçare, tashmë e mbyllur si “murgeshë në një konvikt”.
Mund të ketë kaluar pa u vënë re deklarata e Monikës, por sipas prononcimit të një psikologu një pohim i tillë është tepër troditës, mbasi tregon, se deri në çfarë rrënimi psikologjik, degradohen e vetë-dëmtohen fëmijët, prej zullumeve që bëjnë prindërit e tyre, paçka se jetojnë në luks, siç po i ndodh vajzës së mitur, të çiftit Metaj-Kryemadhi.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, duke folur për raportet familjare, mes saj, bashkëshortit dhe fëmijëve, si prindër politikanë të lartë, ka shokuar me deklarimin për të bijën 13-vjeçare, kur tha: – “Era, vuan faktin e të qënurit, fëmija jonë, ajo është mbyllur, në një konvikt të tmerrshëm, por që do i vlejë”.
Në fakt, kështu ndodh me një fëmijë, që dëgjon vetëm “zi” për prindërit, mbasi çifti Metaj-Kryemadhi, përballet çdo sekondë të ditës në rrjetet sociale, me akuza, denigrime e mallkime të shumta e të rënda nga shqiptarët.
Këto, patjetër ndikojnë psikologjikisht në jetën e fëmijëve të tyre, ndaj dhe Monika, me ose pa dashje, deklaroi faktin, se vajza ka pësuar tronditje psikike dhe është ngujuar një një konvikt të tmerrshëm.
Kërkesës për interpretim social-shkencor të këtij fakti të rëndë, të deklaruar nga zonja Kryemadhi, për të bijën e mitur, një ekspert problemesh psikologjike, për minorenët që gjenden në situata e trauma të tilla, bëri këtë përcaktim: “Monika, ose kushdo të ishte, mund të quhet “nënë përbindësh”, që shkakton, lejon dhe pranon, se e bija 13-vjeçe, është ngujuar nga tmerri i mëkateve të prindërve”!/Pamfleti