osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Këshilltari i NATO-s: Berisha spiun i UDB dhe i shërbimeve franceze, si e mbaj mend në takimin sekret për një komplot në vitin 1979 në Mynih

Këshilltari i NATO-s: Berisha spiun i UDB dhe i shërbimeve franceze, si e mbaj mend në takimin sekret për një komplot në vitin 1979 në Mynih

Sali Berisha ka marrë pjesë në një takim spiunësh ballkanikë në Mynih të Gjermanisë në vitin 1979 për zbatimin e një komploti ndërkombëtar, Berisha ishte i besuar i Beogradit, por bashkëpunonte edhe me shërbime të tjera

Këshilltar i disa gjeneralëve të rëndësishëm të NATO-s në vitet 70-80, Athanasios Strigas, në librin e tij “Komplotistë ndërkombëtarë”, botuar në vitin 1995, flet për një takim spiunësh, të zhvilluar në 7 janar 1979 në Mynih të Gjermanisë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Sali Berisha si spiun i UDB së Jugosllavisë, por edhe si i besuar i shërbimeve franceze, pasi dihet tani edhe bashkëpunimi i shërbimeve franceze me ato serbe.

Në të njëjtën kohë, Berisha ishte edhe i besuar i regjimit të Enver Hoxhës. Ky takim është mbajtur për organizimin e një komploti ndërkombëtar, ku do të krijoheshin “tri shtete-valvula” ndër të cilat edhe Shqipëria. Plani ishte që këto tre shtet të mbaheshin gjithnjë nën tension dhe trazira.

Parkhotel i Mynihut

Autori shkruan: “60 000 000 $, do t’i jepeshin Grigorovit të Shkupit për formimin e “valvul-shtet” të pavarur.

20 000 000 $, për njerëz brenda oborrit të Hoxhës.

Mbërritëm në “Parkhotel” pas mesnate. Takuam një njeri me sjellje shërbëtori, që më shumë të kujtonte një bojaxhi, se sa një njeri të shkolluar dhe pjesëtar të një elite politike. Na priti, duke bërë përkulje teatrale. Ky quhej Sali Berisha. Merden i tha në frëngjisht, se paratë do ti merrte nga z. Redman. Berisha bëri edhe një përkulje tjetër gjithë kortezi, që e shoqëroi me një buzëqeshje të tepruar. Iu shpjeguan edhe sponsorët që kishin ndihmuar.- Ju faleminderit, tha bojaxhiu tërë kortezi false…”.

Autori flet edhe për marrëdhëniet miqësore që kishte Berisha me shërbimet e fshehta franceze. “Megjithëse Berisha kishte miqtë e tij në qarqet qeveritare të Parisit, kishte gjithashtu marrëdhënie miqësore me shërbimet e fshehta franceze dhe ishte ushqyer me idetë frankomasone në Francë, pjesa dërrmuese e opinionit ballkanik të Francës ishte kundër Berishës.

Në Gjermani kishte një mbështetje të fortë nga e djathta dhe disa qarqe katolike, por shumë kundërshtarë nga e majta dhe midis bashkësisë së madhe dhe më së shumti radikale të emigrantëve kosovarë, bënë që zhgënjimet ndaj tij të shtoheshin dhe të forcoheshin qëndrimet kundër Serbisë”.

Athanasios Strigas ka shërbyer për disa vite në Bruksel si këshilltar i disa gjeneralëve të rëndësishëm të NATO-s në vitet 70-80.

Është greko-amerikan dhe ka studiuar fillimisht shkencat politike dhe ato ekonomike në universitetin e “Heidelberg”-ut.

Më pas është specializuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe çështje të Strategjise në University of Georgetown në Uashington, për të përfunduar më tej studimet me specializimin e tij për propogandë në universitetin “Patris Lumumba” të Moskës.

Njihet si një njeri pranë grupit global ”Komisioni Tripalësh” dhe ka shkruar me tone gjithnjë të ashpra ndaj një tjetër grupi të quajtur “Grupi Bilderberg”.

Për kontekst duhet kuptuar se “Komisioni Tripalësh” dhe “Grupi Bilderberg” janë dy organizata me influencë./Pamfleti