Është shoqëruar me tensione të forta dhe incidente edhe dita e 30 e protestës së banorëve të Astirit, të cilët vijojnë të kundërshtojnë me forcë projektin për zgjerimin e ‘Unazës së Re’.
Edhe mbrëmjen e sotme, banorët kanë bllokuar sërish rrugën në të dyja anët e saj, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve. Përballë kësaj situate kur rruga ishte e bllokuar, një kamion ka vijuar rrugën duke kaluar përmes turmës, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv.
Ky moment është shoqëruar pa incidente në njerëz, por nga ana tjetër nuk ka muguar rezistenca e banorëve të cilët kanë hedhur në drejtim të automjetit sende të forta. Pak ditë më parë ishte një fuoristradë e cila kaloi me shpejtësi përmes protestuesve.