osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA e BE kanë gati raportin të investigimit të parave në bankat britanike. Në Top-listë Presidenti Ilir Meta, oligarkë rusë dhe ballkanas

SHBA e BE kanë gati raportin të investigimit të parave në bankat britanike. Në Top-listë Presidenti Ilir Meta, oligarkë rusë dhe ballkanas

Ngushtohet “laku” për presidentin shqiptar, është rënë në gjurmët e pasurive përrallore që ai ka depozituar në bankat e Londrës dhe parajsat fiskale të ishujve të Komunuellthit, si dhe investimet në disa biznese në Angli.

“Gjuetia” që qeveria britanike u ka bërë oligarkëve rusë dhe ballkanas, ka nxjerrë “zbuluar” ish kreun e LSI. Faturat, depozitat ku është bërë e mundur, certifikatat e ngritjes së biznesit dhe gjithçka ka të bëjë me paratë e Ilir Metës dhe të disa ministrave dhe ish ministrave shqiptarë, pa dallim kahjesh politike, janë përmbledhur në një dosje dhe është bërë draft-raporti. Gati prangat për Metën nga drejtësia e re

Për Ilir Metën “laku” po ngushtohet dita ditës nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë por dhe nga organet ligjzbatuese shqiptare.

Abuzimi me pushtetin, paratë e bëra përmes krimit të organizuar, trafiqeve dhe grabitjes së rezervave të arit të shtetit në Krrabë pritet të jenë dhe elementi ‘asfiksues’ për ish kreun e LSI dhe presidentin aktual.

Nga Britania dhe vendet e Komunuellthit nuk vijnë habere të mira për Ilir Metën, por po i vjen mandata dhe me sa duket e ka zënë “haka” e shqiptarëve që, në momentet më të vështira të ekzistencës së tyre, ish kreu i LSI u mori kafshatën nga goja përmes vjedhjes dhe grabitjes së parave të tyre.

“PAMFLETI” ka shkruar disa herë në lidhje me gjurmimin e parave të Ilir Metës në Londër dhe vendet e Komunuellthit, pasi ai dhe famlja e tij i kanë depozituar paratë e vjedhura në parajsat fiskale dhe i kanë investuar ato në Londër dhe në ishujt britanikë.

Organet ligjzbatuese shqiptare, në bashkëpunim me FBI amerikane dhe organet ligjzbatuese të BE dhe britanike, kanë përfunduar investigimin nëpër bankat e Londrës dhe të Komunuellthit dhe janë në fazën e përgatitjes së raportit përfundimtar për gjetjet e realizuara.

Një ndihmëse e madhe për fatin e mirë të shqiptarëve dhe fatin e keq të Metës kanë qënë dhe eskpertët britanikë që po ndihmojnë në gjurmimin e pasurisë së politikanëve, zyrtarëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë nëpër bankat e Mbretërisë së Bashkuar, teksa kanë rënë në Londër në gjurmët e floririt dhe pasurive të shumta të Ilir Metës.

Kishte kohë që deklarohej se një ndër politikanët më të rëndësishëm të Shqipërisë kishte investuar mbi 80 milionë euro në Londër, duke hapur biznese të ndryshme dhe duke pastruar paratë e depozituara kohë më parë, por dhe lingota floriri.

Ekspertët britanikë kishin rënë në gjurmët e parave dhe të floririt të Ilir Metës të vjedhur në Kërrabë kur ka qënë kryeministër i vendit dhe i kishte investuar në Britani por dhe depozituar në bankat e Mbretërisë së Bashkuar dhe sidomos në parajsa fiskale të ishujve britanikë.

Por dalja nga BE e Britanisë dhe tentativa për të pastruar me këtë rast vendin nga oligarkët rusë që kanë shtrirë tentakulat që nga bankat, industritë e deri tek dashuria më e madhe e anglezëve futbolli, ka sjellë rënien në “rrjetën” e këtij aksioni dhe të Ilir Metës.

Në këtë mënyrë është bërë më e lehtë “gjuetia” e parave të Presidentit aktual Ilir Meta nga ana e FBI, organeve ligjzbatuese shqiptare dhe ekspertëve britanikë, duke përshpejtuar procesin dhe arritjen në një stad të tillë, sa të formatohet dhe një raport paraprak hetimi.

Rezulton se Ilir Meta, Presidenti aktual i Republikës së Shqipërisë është renditur në Top-listën e oligarkëve që kanë qarkulluar para të pista dhe që i kanë investuar në biznese në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjitha vendet, që formojnë Komunuellthin Britanik.

Lista ka në përbërje oligarkët rusë të Putinit të cilët ka vite që e kanë “zbuluar” parajsën investuese në Britani, ku kanë hedhur paratë e tyre të përfituar nga grabitja e pasurive në vendin e tyre në të gjitha bizeneset, sikurse theksuam nga peshkimi e deri tek futbolli.

Kjo listë ka qënë gjithnjë nën goditjen e qeverisë së Thereza Mayt, me qëllimin e vetëm për t’i sekuestruar të gjitha pasuritë e paligjshme, pasi ajo dyshon se dhe kundërshtarët e saj politikë po financohen nga para të zeza për ta rrëzuar nga pushteti.

Mësohet se në këtë listë të oligarkëve rusë gjenden dhe udhëheqës të tjerë të Ballkanit, në pushtet ose jo, të cilët janë në një trekëndësh bashkëpunimi mes tyre dhe që kërkojnë fshehjen e pasurive të vëna nga abuzimi me pushtetin, duke lëvizur mes bizneseve të oligarkëve rusë.

Qeveria britanike kërkon të sekuestrojë pasuritë e mëdha që oligarkët rusë e kanë nxjerrë nga Rusia dhe e kanë investuar në prona dhe aksione në Britani të Madhe, duke tentuar njëherësh të disiplinojë tregun britanik pas daljes nga BE, për shkak të vështirësive që mund të hasë dhe rrezikut të futjes së vendit në kaos nga një intervenim ekonomik i sponsorizuar nga Rusia.

Kjo ka sjellë kalimin në “sitë” të të gjitha bizneseve të oligarkëve rusë, por dhe të liderëve ballkanikë, mes të cilëve dhe të presidentit aktual të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka hedhur shumë para në vendet e Komunuellthit përmes investimeve dhe depozitave bankare.

Mësohet se bashkë me Metën pritet të digjet dhe pasuria e ish kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, për të cilin kreu aktual i qeverisë Zoran Zaev ka kërkuar nga qeveria britanike ngrirjen e pasurive të tij në bankat dhe shtetin britanik, për t’ia kthyer qytetarëve maqedonas.

Qeveria britanike ka qënë e ashpër në këtë drejtim dhe të gjitha organet ligjzbatuese janë vënë në funksion të këtij aksioni të pastrimit të vendit nga këta “sheikë” nga Rusia dhe Ballkani, të majmur me paratë e qytetarëve dhe që tentojnë të nxjerrin ekonominë britanike nga shinat e normalitetit, përmes futjes së parave të pista me të cilat po blejnë gjithçka.

Në shfrytëzim të këtyre hapësirave që ofron ligji i ri britanik kundër oligarkëve rusë dhe ballkanas, ekspertët britanikë, FBI dhe organet ligjzbatuese shqiptare kanë përfituar dhe kanë arritur të zbardhin një pjesë të pasurive të “oligarkëve” shqiptarë të politikës dhe drejtësisë në Britaninë e Madhe.

Faturat, depozitat ku është bërë e mundur, certifikatat e ngritjes së biznesit dhe gjithçka ka të bëjë me paratë e Ilir Metës dhe të disa ministrave dhe ish ministrave shqiptarë, pa dallim kahjesh politike, tashmë janë përmbledhur në një dosje dhe është bërë dhe draft-raporti.

Eshtë vetëm çështje kohë që të përfundohet tërësisht ky raport me të gjitha të dhënat e detajuara për pasuritë dhe bizneset e Ilir Metës në Britani, për t’ia dërguar Prokurorisë shqiptare që ajo të fillojë menjëherë hetimin dhe dërgimin e dosjes në gjykatë.

Pritet që drejtësia e re që po ngrihet, SPAK-u ngrihet në Janar të vitit të ardhshëm dhe më pak se një muaj ka mbetur, do çojë prapa dyerve të burgut Metën dhe të gjithë ata që gjenden me para të pajustifikuara nëpër bankat e huaja apo të investuara në ekonominë e këtyre vendeve./Pamfleti