osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Pehlivani” Basha i denoncuar nga KLSH, i pa gjykuar dhe hetuar: Si vodhën me kunatën e Fahriut 4.2 milion euro si paradhënie për kompaninë serbo-shqiptare “Alpine Bau”?!

“Pehlivani” Basha i denoncuar nga KLSH, i pa gjykuar dhe hetuar: Si vodhën me kunatën e Fahriut 4.2 milion euro si paradhënie për kompaninë serbo-shqiptare “Alpine Bau”?!

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë zënë llogoren prej disa javësh në përpjekjen për të sulmuar qeverinë dhe dështuar projektin e Unazës së Madhe të Tiranës, rehabilitimi nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja. Argumentet e Partisë Demokratike janë luhatur çdo ditë nga dega në degë por thelbi i tyre ishte akuza se ky projekt ka kaluar përmes një procedure jo të rregullt ligjore dhe se kostoja është e fryrë. Për të kuptuar se çfarë përfaqëson Lulzim Basha në raport me veprat infrastrukturore të gjithëve u mjafton shembulli i famshëm i rrugës Durrës-Kukës. Përfundoi në gjykatë si i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme por shpëtoi me procedura, me akrobaci dhe raporte mjekësore duke mos u gjykuar asnjëherë.

Sot është momenti për të kujtuar edhe një tjetër episod të Lulzim Bashës Ministër i Transportit dhe Punëve Publike. Në fund të Dhjetorit 2006, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe një nënkontraktor i një filiali serbo-shqiptar i kompanisë “Alpine Bau” u shfaqën në media duke njoftuar fillimin e punimeve për aksin Levan-Vlorë. Ceremonia e bërë me ngut në fakt i shërbente vetëm fushatës elektorale të 2007.

Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes një auditi të kryer kohë më vonë konstatoi shkelje të frikshme dhe flagrante të kryera nga Lulzim Basha. Segmenti Levan-Vlorë, do të ndërtohej me një kredi të dhënë nga BERZH, termat teknikë të cilës Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar në 26 Dhjetor 2007, pra gati një vit fiks pas përurimit të fillimit të punimeve nga Berisha dhe Basha. Lidhja e kontratës mes kompanisë Alpine Bau dhe qeverisë shqiptare gjithashtu rezultoi se ishte bërë më 31 Maj 2007, pra 7 muaj para vendimit të Kuvendit.
KLSH konstatonte se rruga është tenderuar pa u ratifikuar marrëveshja e huasë në Kuvend, madje punimet nisën pa para.

Prokurimi i rrugës ka nisur në Korrik të vitit 2006 pas urdhrit Nr.7582, dt.19.07.2006 të nxjerr nga ministri i asaj kohe, Lulëzim Basha. Në bazë të kontratës së punimeve të ndërtimit, Drejtoria e Rrugëve duhet t’i paguajë firmës së ndërtimit vlerën prej dhjetë përqind të projektit, i cili ishte i gjithi 42 milionë euro. Pra, firma nënkontraktore ku ishte administratore kunata e Fahri Balliut duhet të merrte 4.2 milionë euro paradhënie. Këtu lind dhe problemi pasi kontrata për fillimin e punimeve është nënshkruar 7 muaj para ratifikimit nga Kuvendi të kësaj kredie me BERZH.

Berisha është investuar personalisht përmes një VKM, nr. 621, datë 24.09.2007, për pagesën e nënkontraktorit me vlerën dhjetë për qind të projektit. Pra, tre muaj para ratifikimit të kredisë, janë paguar paret nga qeveria shqiptare. Kjo është një vepër penale për të cilën Kontrolli i Shtetit gjente fajtor Lulzim Bashën, ministrin e atëhershëm të Transportit. Manovrat e Bashës dhe Berishës bënë që kompania jo vetëm të zvarriste punimet por kostoja deri në auditin e KLSH të kishte arritur në 60 milion euro nga 42 që duhet të ishte në fillim. Natyrisht, njësoj si për Durrës-Kukës, Lulzim Basha nuk është hetuar as ndëshkuar nga drejtësia ndaj sot ai i jep vetes kompetencën të bëjë jo vetëm ekspertin e rrugëve por edhe të akuzojë për shkelje afatesh, mosrespektim procedurash, fryrje kostosh etj etj.