Berisha sulmoi sot publikisht Artur Meçollarin si pjesë e grupit negociator për marrëveshejen e re të detit me Greqinë, duke e akuzuar si spiun. Në fakt në adresë të Meçollariot nuk ka pasur asnjëherë një akuzë si spiun i shërbimit sekret grek siç deklaroi Berisha.
Pas kësaj deklarate të Berishës ka reaguar edhe zv.ministri i Mbrojtjes, petro Koçi.
Ai shkruan në facebook se perpos faktit se Mecollari ka luftuar fort kundër marrëveshjes së detit nga Berisha, u shkarkua edhe si Komandant ne detyre i Forces Detare vetem 24 ore pasi bllokoi kalimin e Bazes se Bisht Palles ne duart e Fazllicit dhe bashkepunetoreve te tij ne klanin Berisha.
Më tej Koçi thekson se ai i ka fituar gjyqet me zyrtarët e Berishës dhe se e gjithë kjo lojë me spiunë, është haakmarrje politike.
Reagimi i plotë i Koçit:
Artur Mecollari eshte nje nga ata ushtarake qe luftoi fort kunder marreveshjes anikushtetuese te detit me Greqine.
U shkarkua si Komandant ne detyre i Forces Detare vetem 24 ore pasi bllokoi kalimin e Bazes se Bisht Palles ne duart e Fazllicit dhe bashkepunetoreve te tij ne klanin Berisha.
Fitoi gjyqet me zyrtaret e korruptuar te Saliut dhe kontribuon me dinjitet ne FA.
Loja me spiune eshte hakmarrje politike e avokateve te shtjes se detit.