Kënga “Mike” ishte me të vërtet refreni i kësaj vere që kaloi, dhe nxori gjithashtu në pah një nga talentet e rinj shqiptar në muzikë, Xhon Shahun.
Ky i fundit i ndezi të gjithë në bashkëpunimin me Elvana Gjatën dhe reperin Ledri Vula.
I ftuar në “Xing me Ermalin”, Xhoni tregoi një histori me një vajzë që kishte njohur në një koncert.
“Isha me Elvanën në Durrës. Isha mbrapa skenës për qefin tim. Fansat e kuptuan që s’kishin ça të bënin me Elvaën dhe thanë ‘hajde bëjmë foto me Xhonin.
Po mirë thashë unë. Më pyeti njëra ‘a do shkojmë bashkë diku’, ‘po’, I thashë unë, ‘prit sa të marr biçikletën’.
Ndërkohë sapo unë mora biçikletën ajo kishte ikur,”- tregoi Xhoni. Më tej këngëtari tha se aty kuptoi se duhej të ndërronte biçikletën.