osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama: Përhapësit e shpifjes do të ndëshkohen njësoj si ata që e kanë prodhuar

Rama: Përhapësit e shpifjes do të ndëshkohen njësoj si ata që e kanë prodhuar

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Pallatin e Brigadave në një Konferencë për Agjencitë e Lajmeve dhe Lajmet e rreme. Rama tha se do të ndryshohet legjislacioni për të futur në sistem edhe median online, që sipas kryeministrit është jashtë kontrollit. Rama tha se e ka provuar ‘në kurriz’ efektin që kanë lajmet e rreme.

“Një lajm i këtij viti u përhap lajmi se qeveria kishte vendosur të pranonte ish-luftëtarë të ISIS. Ky lajm qëndroi në disa media, por u desh kohë për tu tretur si diçka e pavërtetë. U deshëm shumë sforco për të treguar se u bë një shpifje e qëllimtë. Marrëveshja ime me presidentin rus për t’i shitur një qytet të tërë në Shqipëri. E kështu me radhë në një situatë që nuk është vetëm pjesë e jona, por është një fenomen që duhet të përballemi që të gjithë. Kjo i shërben për të nxitur një gazetari klasike për burimet e lajmit.”-tha Rama.

Kryeministri u shpreh se media online duhet të hyjë brenda legjislacionit, si dhe theksoi problemin e financimit të mediave, që sipas tij, nuk dihet ende kush është financuesi. Rama tha se do të ketë gjoba për lajmet e rreme.

‘Në gjashtë vitet e fundit janë hapur më shumë se 600. Nuk dihen se kush i financon, dhe cilat janë edhe qëllimet e hapjes së tyre. Ne do të rrisim gjobat për lajme e rreme. Ne do të vendosim rregulla, që duke bërë disa ndërhyrja që nuk do të jetë me prekje të Kodit penal apo civil. Do krijojmë një bazë të dhënash kombëtare ku do jenë të gjitha të dhënat e portaleve në Shqipëri.”-tha Rama.

Rama foli edhe për të drejtat e autorit në Shqipëri. Kryeministri tha se do të ketë masa dhe ndërhyrje edhe tek gazetaria “copy-paste”, si edhe do të ndëshkohen ata që përhapin lajme të rreme dhe shpifje “copy-paste”.

Të garantojmë të drejtat e autorit. Mediat që prodhojnë të jenë të mbrojtura nga ligji, që sa herë që prodhojnë diçka të tyren, ajo gjë merret dhe shumëfishohet në pafundësi. Do të ndërhyjmë edhe tek shumëfishimet në pafundësi. Do ndëshkohen përhapësit e shpifjes, njësoj si ata që e kanë prodhuar. Ka disa iniciativa në disa vende të BE-së. parlamenti francez miratoi një ligj të ashpër për lajmet e rreme. Iu duhet dhënë fuqi autoriteteve për rrjetet sociale dhe për burimet. Shembuj të ngjashëm ka edhe në vendet e tjera. Jemi të vetëdijshëm se hapat duhen hedhur me kujdes për një informacion cilësor.