osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Salvini, Salianji dhe Klevisi!

Salvini, Salianji dhe Klevisi!

Nga Mero Baze

Salvini më kujtoi dje Salianjin. Letra e dërguar në adresë të tij nga dikush që e njoftonte se “do ketë tre shqiptarë pas qafe”, ngjante me një letër dërguar deputetit Salianji nga dikush që po ashtu e lajmëronte, se do vritej me snajper, pasi i shpjegonte bashkëpunimin me CIA, ISIS, ASFALIA etj.

Nuk jam duke thënë se agresori është i njëjti, por viktimat më duken se janë njësoj. Në përpjekje për të bërë politikë me betejën e premtuar kundër emigrantëve, duket se Salvini, ka nevojë për “karburant” të ri për të ecur më tej, dhe e ka gjetur shpëtimin tek një letër që dërguesi, i referohet si shqiptar.

Nuk e vë në dyshim që ka shqiptarë të dëshpëruar nga politikat e Salvinit. Por në këtë histori më i dëshpëruar më duket Salvini, i cili tani do patjetër një armik nga radhët e shquara të emirgrantëve shqiptarë. Dhe një anonim i ka gjetur tre copë.

Njësoj si Salianji në Tiranë. I auto-sugjestionuar nga ideja se po lufton me një qeveri të drogës dhe krimit, ai humbi durimin si nuk po e vrisnin dhe filloi të bëhej figurë komike, pasi të vetmin kërcënim deri në atë kohë e kishte marrë nga Grida përmes mesazheve erotike. Shpëtimin e gjeti tek një letër idioti, nga ato që në redaksi shkojnë nga dhjetë në ditë, ku Salianji ishte listuar si armik që do vritej nga mafia e Taulant Ballës me snajper.

Letra të tilla piskopatësh, një njeri që merret me politikë, mund të marrë me qindra, por aftësia për të dalluar çfarë është realisht rrezik dhe çfarë është realisht fantazi të sëmurësh, është kufiri që ndan një politikan të përgjegjshëm e realist, me një mitoman ose idiot.

Se ndryshe ndodh siç na ndodhi ne dje me djalin e Fariut. Në mbasdite, në rubrikën e humorit, “Antena brenda Familjes” ishte shkruar se në mbrëmje, demonstruesit e “Unazës së Re”, do të mblidheshin dhe djali i Fariut do të ulte në gjysmë shtizë flamurin amerikan që mban Ramazani dhe do mbante një minutë heshtje për vdekjen e Presidentit Xhorxh Bush.

Ne e botuam diku nga ora 17. 30. Por më 20. 30 kjo ndodhi vërtet. Djali i Fariut e bëri këtë budallallëk. Mblodhi protestuesit dhe ata që liroi nga komisariati dhe pasi ulën flamurin gjysmë shtizë, mbajtën zi për Xhorxh Bushin.

Tani kjo idiotësi jo vetëm që na “rrezikon” rubrikën e humorit, pasi njerëzit mendojnë se këta të PD lexojnë “Antenën” dhe pastaj vazhdojnë punën, por na krijon dhe rrezikun të na akuzojnë, se ne u kemi vënë një antenë që u skanon trurin. Dhe ankesa të tilla kemi plot në redaksi, kryesisht nga të sëmurë psiqik, që pretendojnë se parabola e “Antenës” në pallat i thith mendimet me rreze dhe ia jep CIA-s.

Tani ne si redaksi, e zgjidhim këtë çështje duke theksuar vazhdimisht se rubrika “Antena brenda Familjes” është rubrikë humori që bazohet në krijimtari dhe justifikohemi për pasojat e saj, sidomos për pjesën kur ka politikanë që e marrin si direktivë dhe e zbatojnë. Por këtë punën e letrave kërcënuese nga të burgosur ose të sëmurë mendorë nuk ka shumë zgjidhje, përveç rastit që viktima të jenë serioz dhe jo i sëmurë si agresori.