osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nexhmije Hoxha në librin e saj: Shkëndija e parë me djalin që për më shumë se 40 vjet do të ishte kreu i shtetit shqiptar!

Nexhmije Hoxha në librin e saj: Shkëndija e parë me djalin që për më shumë se 40 vjet do të ishte kreu i shtetit shqiptar!

Nexhmije Hoxha rrëfen në librin e saj detajet e një pasditeje nëntori në kryeqytet dhe njohjen me një djalë që për më shumë se 40 vjet do të ishte kreu i shtetit shqiptar, Enver Hoxhën.

Siç e përshkruan vetë autorja, takimi duket rastësor, por vihet re fakti që tërheqja mes tyre ka qenë e menjëhershme.

Enver Hoxha ka treguar interes që në fillim ndërsa vetë Nexhmije Hoxha thotë që në atë kohë nuk i ka bërë shumë përshtypje.

Por nga ana tjetër ajo bën një përshkrim tepër të hollësishëm të takimit të tyre të parë duke kujtuar çdo detaj të njohjes me Enverin.

“Unë, e mbushur me romantizëm revolucionar, kisha plot ëndrra për “dashuri”, saqë unë e konceptoja “të vetme e të përjetshme”, por këto ishin vetëm në stad platonik.

Në zemër, ende nuk ishin gjallëruar ndjenjat e natyrshme vajzërore”,- thotë Nexhmije Hoxha 70 vite pas asaj dite.

Ja si e ka përshkruar Nexhmije Hoxha këtë takim:

“..Mbaj mend që më datën 22 nëntor pasdreke, ishte errur, kur arrita te shtëpia që kishin njoftuar për t’u mbledhur, te lagjja “Kodra e Kuqe”. U futa brenda dhe hapa një derë që komunikonte drejtpërdrejt me oborrin dhe u gjenda në një dhomë të mbushur plot me të rinj, që po qeshnin me të madhe. Disa ishin ulur a mbështetur në shiltetë e jastëkët përgjatë murit, disa të tjerë rrinin në këmbë rreth një sobe llamarine të zezë, ku bubullinte zjarri. Mbi të ishte një çajnik i madh, që, nga era e këndshme që lëshonte, dukej se ishte me lule bliri.

Kjo aromë përzihej me tymin e cigareve, që mjegullonte ndriçimin e dhomës me një tis të lehtë. Hyrja e një vajze të re e të panjohur e ndërpreu si me “shkop” zhurmën gaztore. Ndoshta, ata po tregonin barcaleta djemurishte…

Mes kësaj atmosfere të gëzuar rinore dhe tymit të copave të bukës që thekeshin mbi sobë, u hap një derë në qoshe të dhomës dhe pashë që hyri Qemal Stafa, i shoqëruar nga një shok, dukshëm disa vjet më i madh se Qemali dhe se të gjithë delegatët e tjerë, që kishin ardhur për atë mbledhje. Qemali, si gjithnjë, fytyrëqeshur. Por edhe mua më qeshi fytyra, sepse ai ishte i vetmi që njihja aty, ishte dhe i pari shok komunist që kisha njohur qysh në verën e vitit 1937. Kurse shokun tjetër e kisha parë në demonstratën e 28 tetorit, ishte ai që ma kishin prezantuar me emrin Enver Hoxha, profesor i Liceut të Korçës. Përshtypja e parë që më la ky shok, që tani po e shihja nga afër, ishte pamja e tij e hijshme, i gjatë, shtathedhur dhe i ngjeshur, me fytyrë pak ezmere dhe të mbushur, sytë të qeshur e shumë të gjallë, flokët të zinj, pak të valëzuar. Kishte veshur një xhaketë “doppiopetto”, me katrore të mëdha, por me ngjyra të lehta, bezhë me viza kafe; nën të kishte një pulovër leshi, ngjyrë bezhë, të punuar me dorë, me jakën pak golf, mbi të cilën kishte nxjerrë jakën e këmishës. Pantallonat ishin sportive, siç mbaheshin atëherë, pak të gjera, të lëshuara mbi çizmet, që ishin ngjyrë kafe dhe të gjata deri nën gju. Kur hyri Qemali me shokun që shoqëronte, dëgjova njërin të thotë: “O, profesori!…”. Ndërkohë, u dëgjua zëri i Qemalit: “Ky është shoku Taras, anëtar i Komitetit Qendror Provizor të Partisë Komuniste, që themeluam dy javë më parë, më 8 nëntor, dhe i deleguar nga ky Komitet për të marrë pjesë në këtë Mbledhje për Themelimin e Rinisë Komuniste”. Unë u habita kur dëgjova këtë emër, por, me sa dukej, Taras ishte pseudonimi i tij.

I deleguari i KQ të Partisë erdhi rrotull, duke u dhënë dorën shokëve, ndërsa Qemali bënte prezantimin. Ai ndalej te secili, ashtu i qeshur e duke shkëmbyer ndonjë fjalë me ta, duke thënë se ku e kishte njohur e takuar ndonjërin. Kur erdhi tek unë, Qemali i tha: “Kjo është shoqja Nexhmije Xhuglini, për të cilën të kam folur që e kam pasur në grupin tim”. Ndërsa fliste Qemali, Enveri më shikonte ngultas e buzagaz dhe më tha: “Gëzohem që shoh një shoqe mes gjithë këtyre shokëve…”. I tha këto fjalë, duke vënë dorën në supin tim dhe pastaj u largua për te soba…

Ndodhte që në mbledhjet e KQ të Rinisë vinte shpesh Tarasi (E. Hoxha), si i deleguar i KQ Provizor të Partisë, i cili ndiqte mbledhjet, merrte pjesë në diskutime dhe jepte mendime për vendimet e masat që merreshin. Por gjatë dy javëve mars-prill 1942 Enverin e gjeja vazhdimisht aty, ai ndoshta edhe flinte aty…

Kur Enveri e mori vesh se unë isha ngarkuar për të raportuar e diskutuar për punën me të rejat shkollore e shtëpiake, m’u afrua dhe hapi bisedë me mua, siç bënte zakonisht, kur vinte në KQ të Rinisë. Më pyeti nëse kisha nevojë për ndihmë dhe, duke qeshur e duke më vënë dorën në sup, tha: “Hajt, çdo gjë do të vejë mirë!” dhe pastaj shtoi: “Meqë ti si anëtare e qarkorit të Tiranës je ngarkuar të merresh edhe me organizimin e aktivizimin e grave antifashiste, trajtoje edhe këtë çështje në diskutimin tënd”. Duke më buzëqeshur edhe një herë, ai u largua duke ndezur një cigare. E kisha vënë re se e pinte shumë duhanin. Mua nuk më kishte shkuar fare nëpër mend se ky afrim, ky përkujdes i veçantë dhe buzëqeshjet e tij mund të kishin edhe ndonjë nënkuptim tjetër…

Ishte e natyrshme që këta udhëheqës të kishin edhe jetën e tyre private dhe intime. Për shembull, Qemali, ndonëse më i riu ndër ta, ishte i fejuar me Drita Kosturin. Kurse për Nakon më kishin thënë që nuk është as i fejuar, as i lidhur me ndonjë shoqe. Ndërsa për të deleguarin e KQ të Partisë (Enver Hoxha sh.r), që nga pamja e jashtme dhe e moshës, dukej që kishte hyrë në stadin e burrërisë, nuk mund të mos mendoja se ishte “dejà” i martuar. Por as nuk isha interesuar të pyesja, sepse as më kishte shkuar mendja për “simpati” tjetër, përveç asaj ndaj një udhëheqësi, simpati që ishte thjesht përkushtim dhe respekt… Unë, e mbushur me romantizëm revolucionar, kisha plot ëndrra për “dashuri”, saqë unë e konceptoja “të vetme e të përjetshme”, por këto ishin vetëm në stad platonik. Në zemër, ende nuk ishin gjallëruar ndjenjat e natyrshme vajzërore. Po ja që, në rrugën e jetës sime të re, u ndodh një person me cilësi të veçanta, i dashur, i qeshur, shumë tërheqës që ëndrrat e mia platonike i ktheu në realitet, me një jetë, si në përrallë, të bashkuar, në kohë të mira dhe të vështira, në dashuri e lumturi të përjetshme…”

“Si i shpëtova arrestimit bashkë me murgeshën italiane”

Në librin me kujtime të Nexhmije Hoxhës është fiksuar qartë datë 12 prill 1942 ku ajo i ka shpëtuar arrestimit së bashku me Drita Kosturin. Një milic i armatosur është paraqitur në derën e shtëpisë, por dy vajzat kanë shpëtuar vetën në sajë të Skënder Xhuglinit, djali të xhaxhait të Nexhmijes. Më vonë vajzat mësuan se milici në fakt ishte vëllai i një mikut të tyre dhe realisht kishte shkuar për ti njoftuar.

Më poshtë pjesa nga libri:

“…Në mëngjesin e 12 prillit u dëgjuan trokitje në portën e shtëpisë. Doli djali i xhaxhait tim, Skënder Xhuglini. Te porta e hapur shohim një milic të armatosur. Për mua qe e qartë se ai kishte ardhur për të më arrestuar. Mundësi për të ikur nga shtëpia nga ndonjë dalje tjetër, përveç portës së jashtme që të nxirrte në rrugë, nuk kishte. Alarmi në dhomë dhe shqetësimi më i madh i imi, nuk ishte aq për veten time, por për një mikeshë, që kisha në shtëpi, një murgeshë italiane. Një natë më parë, Drita Kosturi, e cila, me anën e motrës së vet, ishte futur në një kolegj murgeshash që jepnin mësime qëndisjeje etj., ma kishte sjellë për ta strehuar përkohësisht. Murgesha e re paraqitej si antifashiste dhe, ndoshta, për arsye të tjera, i qe mërzitur jeta prej murgeshe. Halli ishte si t’ia bënim asaj. Nuk duhej lënë të binte në dorë të italianëve, që mund ta kthenin aty ku ishte, sigurisht edhe duke e dënuar, sipas rregullave të tyre. Ndërkohë që Skënderi po e mbante milicin me fjalë te pragu i portës, ne u morëm me murgeshën: i veshëm diçka nga rrobat e nënës dhe në kokë, të cilën ajo e kishte të rruar, i lidhëm një shami dhe i thamë të hiqej si shurdh-memece e të mos fliste asnjë fjalë.

Por, ndërkaq, Skënderi e kishte përcjellë milicin dhe e mbylli portën nga brenda. Ne morëm frymë të lehtësuara. Kur e pyetëm si ia doli që milici të mos hynte në shtëpi, ai na tha se e kishte prekur në sedër, duke i thënë: “Si ore, ti një malësor shqiptar, njeri i besës, vjen të marrësh një vajzë të re shqiptare e t’ua dorëzosh italianëve?! A nuk të vjen marre? Pastaj, ajo nuk ndodhet këtu…” dhe, kështu, e mbajti me llafe derisa milici u bind. Ky i kishte thënë: “Mirë, do të vij prapë më vonë”. Por, siç e morëm vesh më pas, në fakt, ai kishte ardhur për të na vënë në dijeni, tërthorazi, se më kishin futur në listë për të më arrestuar. Ai ishte vëllai i një komunisti dhe qe futur në milici, me porosi nga Partia Komuniste, për t’i dhënë kësaj informata…”.

“Nata e parë e ilegalitetit në shtëpinë ku rrinte Enveri”

Nga takimi i parë në nëntor të vitit 1941, mes Enver Hoxhës dhe Nexhmije Xhuglinit kishin ndodhur shumë gjëra. Nexhmija kishte dalë ilegale, vetë Enveri ishte një nga njerëzit më të kërkuar të regjimit, por ata nuk linin rast pa u takuar me njëri-tjetrin dhe gjithmonë ekzistonte një tension mes tyre. Kjo vihet re edhe nga rrëfimet e Nexhmije Hoxhës 70 vite më pas. Në libër ajo tregon një dialog mes tyre, i cili mbyllet me ftesën e Enver Hoxhës për ti gjetur një shtëpi vajzës që sapo kishte dalë ilegale. Rruga me biçikletë për në shtëpinë e re është një tjetër pjesë që flet shumë për mentalitetin e kohës.

Më poshtë pjesa nga libri:

“Gjatë mbledhjes së Konsultës, pashë se Enveri u përpoq të më tërhiqte vëmendjen, të tregojë interesim të veçantë për mua, duke m’u afruar shpesh gjatë pushimeve të mbledhjes së atyre dy ditëve, nëpërmjet bisedave, shakave, insinuatave, por unë, në fillim, nuk e kuptova ku do të dilte. Pas ndërprerjes së mbledhjes, të gjithë pjesëmarrësit u larguan në bazë të rregullave, duke dalë me intervale të caktuara, duke bërë kujdes të mos binte në sy kjo lëvizje jo e zakontë. Kur të gjithë shokët qenë larguar, Enveri, që e kishte lënë veten të fundit, erdhi e u mbështet te kasa e derës dhe po më shikonte që po fërkoja fort dërrasat e dyshemesë me furçë, me gjunjë të mbështetur në dyshemenë e lagur.

– Ditke të lash mirë!- foli ai duke qeshur.

– Pse, ç’pandeh? Unë jam dibrane.

– Po edhe gjirokastritët s’bien më poshtë,- tha.

– S’e di, nuk i kam parë shtëpitë gjirokastrite, por di një gjë, që në komunizëm gratë do të jenë të barabarta me burrat, prandaj edhe këtyre do t’u bjerë të punojnë si edhe gratë, prandaj,- i thashë duke qeshur,- pa merre ca atë qilimin që solli Bija dhe shkunde një çikë aty jashtë…!

– Drejt, shoqe, me gjithë qejf,- tha ai dhe, pa e zgjatur, e mori, e shkundi dhe e solli…

Enveri m’u kthye:

– Ku do të shkosh sonte?- Ai e dinte se unë qeshë larguar nga shtëpia e s’mund të kthehesha më atje.

– Nuk e di,- thashë,- nuk di ku të shkoj.

– Si nuk e di? Nuk ke ndonjë hallë, teze apo dajë, xhaxha?

– Jo, nuk kam ndonjë nga këta këtu në Tiranë. Kam disa kushërinj të babait, por nuk kam vajtur ndonjëherë në shtëpinë e tyre për drekë apo darkë, aq më pak, vetëm, pa nënën. Po të shkoj, duhet t’u them si e kam punën e, vallë, a më mbajnë?

Atëherë, Enveri tha:

– Eja me mua, atje ku do të vete unë,- tha ai.

Nuk kisha si të bëja ndryshe. Kohë nuk kishte shumë për t’u menduar. U vesha dhe u rregullova shpejt e shpejt.

Kur më pa Enveri ashtu, me një turban kafe e me syze dielli të errta, nuk ngeli pa bërë ca komplimente për atë transformim që kisha pësuar dhe qeshëm. Pastaj u ndamë me të zonjën e shtëpisë dhe nisëm të dalim nga shtëpia. Enveri uli edhe më fort kasketën mbi ballë, mori biçikletën dhe kur arritëm te dera e jashtme, më thotë: – Ti, tani, do të hipësh këtu përpara. Vetëm kujdes këmbët, mos i takosh te zinxhiri…

Unë mbeta e befasuar. E ku kisha hipur në biçikletë me ndonjë djalë? Pastaj, si do të rrija gjithë rrugës si mbi gjemba. Fillova të kundërshtoj: “Jo, jo, nuk mundem” dhe, ndërkohë, më vinte për të qeshur. Pastaj i thashë: – Turp kush të na shohë, do të thonë si ka hipur aty gjithë kjo “sinjorinë”!? – Lëri fjalët,- më tha ai,- se po fillon të erret dhe shtëpia ku do të vemi është në anën tjetër të qytetit… Ishte vërtet vonë, po afronte ora e “coprifuoco”-s, kur gjithë njerëzit duhej të futeshin brenda në një orë të caktuar, sipas stinës, posa të fillonte të errej. Aq më tepër, të udhëtoje me Enverin, një ndalim në rrugë i tij nga milicia, ishte shumë i rrezikshëm, sepse ai ishte i koracuar mirë me bomba e me revole. Pastaj, Enveri ishte i dënuar me vdekje dhe kërkohej me qiri nga fashistët e larot e tij. Prandaj nuk e zgjata më dhe hipa në një anë, përpara. Mirë që atëherë s’isha më shumë se 50 kile…”.

“Lufta jonë çlirimtare”, libri i ri i Nexhmije Hoxhës

Nexhmije Hoxha sapo ka përfunduar librin e saj të fundit me kujtime nga Lufta Nacional Çlirimtare, i cili do të jetë në treg pas pak ditësh. Libri me titullin “Lufta jonë çlirimtare” është një përmbledhje kujtimesh të shoqëruara me letrat origjinale të saj dhe sidomos me dokumente të kohës, të cilat janë mbledhur ndër vite nga autorja. “Shekulli” ka marrë të drejtën ekskluzive të botimit të pjesëve më pikante të këtij libri.

70 vjet pas njohjes me Enver Hoxhën, e shoqja i ka lejuar vetes që të përshkruajë me detaje shumë nga momentet e kaluara me të. Nuk bëhet fjalë për jetën zyrtare të shkruar nga shumë kronikanë të kohës, por për njohjen e vajzës së re dibrane Nexhmije Xhuglini me burrin gjirokastrite, Enver Hoxha. Në libër jepen të plota letrat e saj për Enverin në kohën kur të dy ishin ende ilegalë, dhe më pas e gjithë historia mes tyre nga propozimi për martesë deri tek kurorëzimi i lidhjes më 1 janar 1945.

“Lufta jonë çlirimtare” është konceptuar nga autorja edhe në formën e një libri me portrete. Në mënyrë të detajuar ajo tregon se si është njohur me shumë figura të kohës, të cilët për vite të tëra do të drejtonin Shqipërinë, por edhe flet për marrëdhëniet e komplikuar edhe me figura të tjera si Ramize Gjebreja.

Në vend të parathënies nga Nexhmije Hoxha

Jetoja në një familje të vogël dhe të qetë. Babai ishte një nëpunës i thjeshtë, nëna shtëpiake, unë nxënëse në vitin e fundit të Institutit Femëror “Nana Mbretneshë”, vëllai ishte nxënës në gjimnazin e Tiranës. Në shtëpinë tonë nuk diskutohej për politikë, në kuptimin e gjerë të fjalës, por bisedat kufizoheshin në shqetësimet e ditës: për rrogat që nuk jepeshin me muaj; për borxhin, që shtohej, te bakalli; për qiratë e shtëpive, që ngriheshin e që na detyronin të barteshim nga njëra shtëpi te tjetra e, kështu, edhe për të tjera nevoja familjare.

Babai nuk blinte gazeta. Edhe radioja hyri vonë në shtëpinë tonë, sepse nuk përballohej nga buxheti familjar, por edhe sepse vetëm pas vitit 1936 u shtri rryma elektrike edhe në shtëpitë e vogla tiranase. Në këtë qetësi dhe amulli familjare unë kisha krijuar botën time. Duke lexuar Migjenin, Gorkin dhe të tjerë autorë e botime që bënin fjalë për një Botë të Re, kjo u bë ëndrra e viteve të para të rinisë sime. Kjo ëndërr më bëri të mendohem e të gjykoj më qartë për realitetin që përjetonin shoqëria shqiptare dhe veçanërisht gratë e vajzat. Kjo Botë e Re na dukej si një mirazh që na tërhiqte me magnetizmin e vet, ndizte fantazinë tonë rinore për një të ardhme më të mirë e më të bukur. Këto shpresa ushqenin atë lëvizje e veprimtari revolucionare të brezit të ri dhe të inteligjencies progresiste të asaj kohe, që po merrte shtrirje në Shqipëri, në vitet ‘30. Por para këtyre flamurtarëve të kësaj Bote të Re, e përpjeta ishte e fortë dhe udha e gjatë.

Shoqëria shqiptare, në përgjithësi, lëngonte nën peshën e shumë të këqijave: nga varfëria e skajshme, nga prapambetja po aq e skajshme, nga zakonet e vjetra që rëndonin veçanërisht mbi jetën e gruas, nga analfabetizmi në masë, nga koleksioni i gjithë sëmundjeve endemike etj. Por një të premte të zezë prilli të vitit 1939, toka shqiptare u drodh nga një tërmet, që i erdhi nga deti: valët e hordhive fashiste të Musolinit u derdhën mbi Shqipërinë. U shkund nga përgjumja një popull i tërë. Ndjeu kushtrimin e të parëve të vet: “O djem, rrëmbeni pushkën! Ja vdekje! Ja liri!”.

U ndez gjaku i rinisë! U ngrit në këmbë dhe, si një trup i vetëm, u hodh në luftë për çlirimin e atdheut, për fitoren e lirisë së popullit dhe për një të ardhme të re. Ç’emocione! Emocione që vrasin frikën, që ndryshojnë rrjedhën e jetës, që ngjallin ndjesi të forta e të bukura, të panjohura më parë! Kush e mendonte se kështu, papritur, rinia do të merrte në duart e veta zgjidhjen e madhe historike politike që kërkonin çasti dhe e ardhmja e Shqipërisë? I lumtur brezi që përjetoi ato kohë e atë Luftë Çlirimtare! I lumtur, i nderuar e krenar sot e mot, në çfarëdo rrethanash, sepse Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është vulosur në mënyrë të pashlyeshme në Historinë e Shqipërisë dhe përbën një nga faqet më të ndritura të luftërave çlirimtare të kombit shqiptar.

“Jeta tek “Nana Mbretneshë”

Instituti Femëror i Tiranës ishte shkolla e vetme në Shqipëri ku mund të arsimoheshin femrat. Në vitin 1939 aty ndodheshin rreth 800 femra nga i gjithë vendi dhe një pjesë prej tyre në të ardhmen do të bëheshin drejtuese të Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Një ndër to ishte vajza e re Nexhmije Xhuglini, e cila e përshkruan shkollën duke thënë:

“Instituti i vajzave, që mbante emrin “Nana Mbretneshë”, pas ngjarjeve të prillit 1939 u quajt Instituti Femëror i Tiranës. Kjo ishte shkolla e mesme e vetme për vajza në Shqipëri, me 8 vjet mbi shkollën fillore 5-vjeçare. Aty studionin nga e gjithë Shqipëria rreth 800 vajza, që përgatiteshin kryesisht për arsimtare, të cilat pastaj shpërndaheshin në krahinat nga vinin ose në zona ku nuk kishte mësuese. Nga kjo pikëpamje, Instituti ishte një vatër nga shpërndahej dritë, kulturë, edukatë për shoqërinë tonë, familjen, fëmijët dhe veçanërisht përhapte dhe çonte përpara emancipimin e vajzave e të gruas shqiptare.

Shumica e vajzave ishin nga Tirana dhe nga Korça, ku ishte hapur shkolla e parë shqipe. Vajzat nga Tirana ishin të gjitha nga qyteti, por shumë pak me origjinë nga vetë Tirana, përveç disave që vinin nga shtresat e njohura të parisë tiranase, tregtarë etj. Nga fshatrat e Tiranës nuk mbaj mend asnjë. Gjithë qeveritarët, funksionarët e lartë, nëpunës të administratës shtetërore dhe specialistë të profesioneve të lira, me origjinë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, nga Shkodra, Gjirokastra, Vlora, Elbasani etj., i dërgonin vajzat e tyre në këtë shkollë. Gjithë malësitë e qytetet e zonave verilindore, si Tropojë, Kukës, Peshkopi, nuk i dërgonin vajzat në shkollat e mesme, gjë që bëri që për disa dekada, edhe pas Çlirimit, këto zona të mos kishin mësues vendas. Qenë ish-partizanet dhe sidomos vajzat e Korçës, që kishin mbaruar Institutin Femëror të Tiranës, ato që shkuan në këto zona dhe shumë nga ato sakrifikuan rininë e tyre, ndenjën atje – dhe shumë mbetën pa u martuar – duke shërbyer me dekada, larg familjeve dhe ambienteve të tyre…”