Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të reja kushtetuese, sidomos Reformës në Drejtësi mori jetë një nga organet më të rëndësishme të kësaj reforme, e cila do të kalonte në sitë emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë ushtruar profesionin përgjatë viteve të pluralizmit në vendin tonë.
Më 19 janar të 2018, nën asistencën e ekspertëve amerikanë dhe Bashkimit Europian nisi procesi i vetingut, vendimtar për të pastruar sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
Kështu, Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit nisi kontrollin e 794 prokurorëve dhe gjyqtarëve për të tria kriteret, pasurinë, figurën dhe integreitetin profesional.
I pari që do të dilte para treshes gjykuese të KPK-së, në mars të këtij viti ishte anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili u shkarkua nga komisioni me vendim të prerë.
Prioritet nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u është dhënë subjekteve rivlerësuese, të cilët janë edhe kandidatë për organet e reja të drejtësisë, KLGJ-së, KLP-së dhe KED-së.
Por para se të niste procesi i vetingut, të parët që dhanë dorëheqjen në radhën e punonjësve të drejtësisë ishin:
Të dorëhequr:
Erlindi Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
Etleva Sherifi, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë
Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë
Adriatik Llalla, ish-prokuror i Përgjithshëm
Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës së Lartë
Shkarkimet me dëshirë të njerëzve të drejtësisë u paraprinë me shkarkimet e tjera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kryesisht me motivacionin e mosjustifikimit të pasurisë dhe kontakteve të cilësuara të papërshtatshme nga KPK-ja. Kështu të mbetur në rrjetën e Vettingut në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë:
23 gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar
1- Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar
2- Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
3- Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, shkarkuar
4- Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shkarkuar
5- Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, shkarkuar
6- Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
7- Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
8- Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar
9- Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
10- Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
11- Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkarkuar
12- Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
13- Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkarkuar
14- Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar
15- Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
16- Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
17- Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
18- Dritan Rreshka, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
19- Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
20- Arben Nela, Gjykata e Apelit Tiranë, shkarkuar
21- Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë
22- Shpëtim Kurti, Prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
23- Luan Dervishi, Gjyqtar i Apelit Shkodër, shkarkuar
32 gjyqtarët dhe prokurorët e konfirmuar në detyrë
1- Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e përkohshme
2- Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese
3- Edmond Islamaj, gjyqtar i Gjykatës së Lartë
4- Ardian Dvorani, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë
5- Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë
6- Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin
7- Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme
8- Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese
9- Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
10- Fatjona Memçaj, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë
11- Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet
12- Alma Brati, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
13- Vate Staka, prokuror në Prokurorinë e Shkodrës
14- Brikena Ukperaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë
15- Medi Bici, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë
16- Dritan Hallunaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda
17- Besnik Muçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda
18- Gentjan Medja, Gjykata Administrative Shkalla e Parë
19- Brunilda Kadi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
20- Nertina Kosova, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda
21- Astrit Faqolli, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
22- Antoneta Sevdari, Prokuroria e Tiranë
23- Kostaq Beluri, Prokuroria e Përgjithshme
24- Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë
25- Arben Dollapaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit
26- Artur Malaj, Gjykata Administrative të Apelit
27- Gentian Osmani, Prokuroria e Krimeve të Rënda
28- Besnik Cani, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
29- Adnan Xholi, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
30- Sokol Stojani, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
31- Bujar Sheshi, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
32- Ahmed Jangulli, Gjyqtar Gjykata Administrative, Shkodër
Ndërkohë emra të tjerë gjytqtarësh dhe prokurorësh pritet të kalojnë në sitën e vetingut, si nga ata të Krimeve të Rënda, ashtu dhe nga rrethet.