Jep dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë ish kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë, Metush Saraçi. Mësohet se gjyqtari ishte në listën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku do kalonte në sitë për pasurinë dhe anën profesionale.
Dorëheqja e Saraçit është bërë në fillim të muajit nëntor dhe i është depozituar KLD-së dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Nuk dihen arsyet e largimit të tij nga detyra, por me këtë lëvizje Saraçi largohet dhe nga procesi i vetingut.
Sipas ligjit, në momentin që një gjyqtar jep dorëheqjen, presidenti vë në dijeni Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, të cilit i kërkon ndërprerjen e vetingut.
Gjyqtari Metush Saraçi ishte kryetar i Gjykatës së Apelit deri në vitin 2011. Në vitin 2015 gjyqtari Metush Saraçi u hetua për korrupsion dhe deklarim të rremë të pasurisë së tij. Asokohe Saraçi gënjeu sikur ka marrë kredi te avokatët e çeshtjeve.
Në rastin konkret miku i tij Baftjar Rusi si një nga avokatët e shumicës doli dorëzanës nëpër Banka për disa kredi fiktive me qëllim pastrimin e parave të pista të Metush Saraçit. Metush Saraçi dhe Baftjar Rusi rezultuan se kanë bashkëpunuar.