Ne kuadrin e manifestimeve me rastin e Festes mbarekombetare te Flamurit, Instituti i Edukimit, Trashegimise dhe Turizmit, IETT, dhe Klubi Kulturor “KF Kosova” i Hamburgut organizuan ne qytetin e Hamburgut promovimin e librit te ambasadorit Shaban Murati “Kalvari diplomatik i shtetit te Kosoves”.
Kishin ardhur plot shqiptare, qe jetojne dhe punojne ne Hamburg dhe ne rrethinat e tij.
Fjalen e hapjes e mbajti z. Kushtrim Lulaj, perfaqesues i Klubit Kulturor “KF Kosova” i Hamburgut, i cili theksoi rendesine e librit dhe falenderoi autorin per pranine e tij ne mesin e shqiptareve te Hamburgut.
Perfaqesuesi i Qendres Kulturore Shqiptare te Hamburgut, z.Ardian Hoxha, ne recensen e tij foli per vlerat e librit te ri dhe per ndihmesen, qe ai sjell ne ruajtjen e identitetit kombetar dhe forcimin e atdhetarizmit ne diaspore.
Prof.Dr.Ramiz Zekaj, drejtor i Institutit IETT, ne recensen e tij analizoi problematiken diplomatike dhe aktualitetin kombetar te librit dhe theksoi kontributin diplomatik, akademik dhe kombetar te ambasadorit Shaban Murati.
Ne fund autori i librit iu pergjigj pyetjeve te pjesemarresve per ceshtjet e shtruara ne liber, si dhe per zhvillimet ne Kosove, Maqedoni
dhe rajon, dhe shperndau librin me autografet e tij.