Fituesja më e re e lotarisë “EuroMillions” në Britani, Jane Park deklaroi para disa muajsh se mashkulli që do jetë i dashuri i saj “serioz” do të fitojë mijëra dollarë.
Pati shumë kërkesa nga e gjithë bota që nxituan ti jepnin një arsye përse Jane duhet ti zgjidhte.
Në fakt, ajo është fotografuar duke dalë me këngëtarin TayTay Starhz.
Të dy u panë duke dalë bashkë në darkë, të kapur për dore si një çift i vërtetë.
Imazhet u publikuan disa ditë pasi Jane hapi një faqe për të gjetur mashkullin e ëndrrave që të hiqte dorë nga lidhjet e dështuara.
Park u bë e njohur në mbarë botën pasi fitoi 1 milion paundë (rreth 1,3 milionë euro) në moshën 17-vjeçare.