Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e një video-je në llogarinë e tij në “Facebook” ku tregohet ndërtimi i shtëpisë së re për Familjen e Vullnet Shabajt, banues në Postribë të Shkodrës.
Para disa javësh Rama vizitoi familjen Shabaj dhe pa nga afër gjendjen e mjeruar, për këtë premtoi se do u ndërtonte një shtëpi të re.
Dhe premtimi u mbajt! U bë kohë që kryeministri Rama ka zbritur për të prekur nga afër gjendjen e qytetarëve me qëllim konstatimin e problematikave të tyre.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES 😃
dhe me familjen e Vullnetit në Postribë të Shkodrës, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja, ju uroj një të dielë të qetë.