osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Revoltohet keq moderatori: Kush jeni ju mor b*thpambuqër?!

Revoltohet keq moderatori: Kush jeni ju mor b*thpambuqër?!

Arbër Çepani ka reaguar mjaft ashpër pas një hetimi tatimor të zhvilluar sot në qytetin e Korçës, ku sipas tij ka zbarkuar në disa biznesë kryesore tek zona e Pazarit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Arbri shkruan se: duheshin dërguar 8 furgona me tatimorë, në ditë festash, të “terrorizonin” bizneset e një prej hapësirave më të bukura në Shqipëri siç është Pazari i Vjetër i Korçës.

Postimi i plotë

Doing Business in Albania! Në një Shqipëri të zhytur në ërresirë ekonomike, hetimi tatimor i dërguar nga Tirana, pasi bllokoi kanalet e drogës dhe vendosi rregull tek maunet kontrabandë në çdo cep të Republikës, zbarkoi në Korçë në të vetmin vend, që përçon një model të ndryshëm zhvillimi, ku familjet dhe individët kanë investuar gjithçka kanë në turizëm!

Ky model i “ndryshëm biznesi” i prishte harmoninë zullumerisë që ka kapluar të gjithë vendin dhe duheshin dërguar 8 furgona me tatimorë, në ditë festash, të “terrorizonin” bizneset e një prej hapësirave më të bukura në Shqipëri siç është Pazari i Vjetër i Korçës.

Me arrogancën dhe injorancën që karakterizon militantucët e partive, këta të “dërguarit tatimorë” pasi hyjnë në biznesin që unë drejtoj “Komitetin” dhe kontrollojnë për fatura tatimore tavolinat dhe nuk gjejnë asnjë parregullësi, marrim guximin në pronën time që e kam ngritur me djersë, duke punuar nga ora 6 e mëngjesit dhe deri në 2 të natës, të sekuestrojnë Pc dhe mallin që kisha në ambjentet e lokalit duke më bllokuar të gjithë punën!

Çfarë ju duket vetja mor spurdhjakër?! Kush jeni ju të terrorizoni stafin tim dhe pasi të sekuestroni mallin t’i kerkonit kamarierit të firmoste procesverbalin?!

Kush jeni ju që hyni në shtëpinë time dhe nuk pranoni as të më flisni në cel ndërkohë që vini duart mbi biznesin tim?!

Kush jeni ju mor bythpambuqër, që në vend të më ndihmoni, se me 100 vështirësi po mbaj në këmbë një biznes që punëson të rinj dhe promovon trashëgiminë kulturore, vini dhe më silleni sikur po kontrolloni biznesin e ndonjë trafikanti droge?!

Mendoni se duke terrorizuar edhe ata pak sipërmarrës që punojnë më ndershmëri dhe sakrificë do më shtyni të largohem nga ky vend ashtu sikurse kanë bërë mijra të rinj të tjerë?!

Harrojeni o lapanjosër!! Se këtu do rri!! Nuk lëviz prej këtej, derisa ata që punojnë dhe ëndërrojnë për një Shqipëri më të mirë, të jenë më shumë se ju bythgrisurit që jetoni me djersën e të tjerëve! Me djersën tonë!