Lec Bushati lindi më 1940 në Shkodër. Është Artisti i merituar dhe aktor i shquar i Teatrit “Migjeni” të Shkodrës.
Përveç dhjetëra roleve në këtë teatër ka interpretuar edhe 14 role mbështetëse dhe episodike në filma, duke filluar me “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963).
Ka luajtur rolin kryesor, Vuksan Sadrin, ne filmin televiziv “Ditët që sollën pranverën” (1979), ndërsa role të tjerë të rëndësishëm luan edhe ne filmat “Nusja” (1980) “Flaka e maleve” (1982), “Të paftuarit” (1985), “Muri i gjallë” (1989).
Lista e plotë e filmave përmban edhe “Lugina e pushkatarëve” (1970), “Operacioni zjarri” (1973), “Rrugë të bardhë” (1974), “Shembja e idhujve” (1977), “I treti” (1978), “Qortimet e vjeshtës” (1981) dhe “Fundi i një gjakmarrjeje” (1983).
Filmografia
Muri i gjallë – (1989)… Arbëri
Të paftuarit – (1985)… Babai i Hjorgës
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Flaka e maleve (1982)… Kol Marashi
Qortimet e vjeshtës – (1981)… Sokol Marku
Nusja (film) – (1980)
Mëngjese të reja – (1980)… Dyqanxhiu
Ditët që sollën pranverën – (1979)… Vuksan Sadria
I treti – (1978)… Sokrati
Shembja e idhujve – (1977)… Kapedani
Rrugë të bardha – (1974)… Fshatari
Operacioni zjarri – (1973)… Ndreca
Lugina e pushkatarëve – (1970)… Diversant
Ngadhënjim mbi vdekjen – (1967)
Detyrë e posaçme – (1963)… Ushtaraku i larte