osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fati tra.gjik i intelektualëve të një fotoje

Fati tra.gjik i intelektualëve të një fotoje

Kastriot Dervishi

Në këtë foto janë disa intelektualë të kohës, para se të arrestohen nga forcat e Sigurimit të Shtetit. Besohet se i është marrë me pahir ndonjëherit prej tyre.

Shënimet e bëra në foto i takojnë kohës kur ishin nën gjurmim. Numrat mbi foto i korrespondojnë dosjeve që kishin në kartotekën e Seksionit të Sigurimit, asnjëra prej të cilave nuk pati fatin të arkivohej e të merrte numër arkivor.

Numrat kanë ngelur nëpër kartela apo regjistra, por jo në dosje. Kjo ishte mënyra fillestare e shënimeve në raste të tilla.

Viti 1947 ishte ndër vitet më të tmerrshme për inteligjencien shqiptare e përcaktuar për t’u shfarosur nga një regjim injorantësh e kriminelësh. Janë vënë në shënim vetëm pse ishin njerëz të shkolluar e nuk ishin komunistë.

Personat e fotografisë, nga e majta në të djathtë, bashkë me sqarimet:

– Lukë Vila. Nuk ka të dhëna rreth tij.

– Asllan Xhafer Ypi (1911), lindur në Manastir, banues në Tiranë, diplomuar në Francë në vitin 1936. Më pas nëpunës në Ministrinë e Punëve të Jashtme e në Këshillin e Shtetit. Ushtron tregtinë. Arrestohet më 16.5.1947. Dënohet me 20 vjet burgim. Vuajti 13 vjet e gjysmë.

– Tefik Masar Deliallisi (1912) nga Shijaku, banues në Durrës, me profesion mësues. Mundet të jetë arrestuar më 16.5.1947. Ekzekutohet më 10.10.1947.

– Mikel Petro Kilica (1914), nga Fieri, banues në Tiranë, me profesion farmacist. Arrestohet më 16.5.1947. Dënohet me pesë vjet.

– Tomor Xhafer Ypi (1915), lindur në Manastir, banues në Tiranë, me arsim të lartë. Ish atashe diplomatik. Arrestohet më 16.5.1947.Dënohet me 20 vjet burgim. Vuajti gati 16 vjet.

Në një proces të përbashkët janë dënuar Mikel Kilica, Asllan Ypi, Tomor Ypi, Hasan Jero, Skënder Shkupi, Zafer Vila, Agap Papajani. Janë arrestuar në kuadër të grupeve që lidheshin me “organizatën e deputetëve”. Akuzoheshin edhe për agjitacion e propagandë, zhvillim mbledhjesh etj.