Me gjasë të gjithë mbani mend ngjarjen e fundit që ndodhi në Bularat, me vra.sjen e minoritarit grek Kostandinos Kacifas, një ngjarje që vazhdon të jetë akoma më e bujshme, se sa vra.sja e 4 shqiptarëve së fundmi në Greqi.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është shprehur sot me një ton të ashpër për politikanët shqiptar, teksa tha se katër shqiptarë u vr.anë në Greqi dhe asnjë politikan shqiptar nuk reagoi.
Gazetari Hoxha tha se:
Askush nga burrat e kombit nuk ka folur për katër shqiptarët që kanë humbur jetën. Njëri u v.ra në burg.
Nuk e di me çfarë peshoreje i masin ngjarjet këta, që reaguan vetëm për vra.sjes e Kacifasit.
Sipas Hoxhës, dikush ua lidh gojën politikanëve shqiptarë kur Greqia del para, por se kush e se çfarë nuk mundi ta thoshte me siguri.
Gazetari tha si me një dyshim: Kush ua lidh gojën këtyre, kur u del greku para? Unë këtë nuk e kuptoj.