Portali i bashkëqeverisjes, Shqipëriaqëduam.al vijon të japë efekte pozitive duke zgjidhur problemet e qytetarëve nga çdo cep i vendit. Rasti më i fundit është ai i një gruaje nga Cërriku, Fatmirës.
Thuajse një jetë në punë, Fatmira nuk merrte pensionin që meritonte për shkak të një ngatërrese. Duke iu drejtuar me një ankesë portalit Shqipëriaqëduam.al, rasti i Fatmirës mori zgjidhje.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES 😀
dhe me historinë e Fatmirës, e cila pasi shkroi në Platformën e Bashkëqeverisjes sot merr pensionin që i takon në bazë të kontributit që ajo ka dhënë, ju uroj një fundjavë të qetë🌹.