osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në 12 dhjetor shkrihet KLD: Meta del nga sistemi i drejtësisë, i ngelin në dorë çelsat e kashtës!

Në 12 dhjetor shkrihet KLD: Meta del nga sistemi i drejtësisë, i ngelin në dorë çelsat e kashtës!

Gjyqtarët e të gjitha gjykatave në vend do të mblidhen në datën 12 dhjetor për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas njoftimit të kryeprokurores Arta Marku, e cila iu kërkonte të gjithë prokurorëve të mblidheshin në datën 11 dhjetor për të përzgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e njëjta lëvizje u ndërmor edhe nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Një gjë e tillë do të thotë se në datën 12 dhjetor KLGJ do të jetë gati. Pra mesi i dhjetorit do të sjellë edhe konstituimin e organeve të reja të drejtësisë, të cilat më pas do të sjellin epokën antikorrupsion përmes krijimit të SPAK dhe BKH. “Në mbështetje të nenit 13 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pasi u njoha me listën e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor, përcjellë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me datë 27.11.2018, sot më datë 30.11.2018 vendosa të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve. Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve duhet të zgjedhë gjashtë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do t’i zhvillojë punimet në ambientet e Holte Tirana International (Tiranë), ditën e mërkurë, më datë 12 dhjetor 2018, ora 10:00. Sipas nenit 14/1 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pjesëmarrja e gjyqtarëve në Mbledhjen e Përgjithshme për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, përbën detyrim ligjor”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

10 kandidatët

Në mbledhjen e 12 dhjetorit, gjyqtarët do të duhet të zgjedhin gjashtë anëtarët e mbetur për KLGJ, përveç pesë të zgjedhurve nga Kuvendi. Sipas ligjit, KLP dhe KLGJ duhet të kenë 11 anëtarë, por nga këta vetëm gjashtë kanë mbetur akoma pa u zgjedhur. Arsyeja pse përzgjedhja e tyre vonoi kaq shumë ishte procesi i vetingut për kandidatët.
Të martën u përmbyll procesi për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë shfaqur interes të jenë pjesë e organeve të reja, duke iu hapur kështu rruga ngritjes së tyre. Menjëherë pas përfundimit të procesit të rivlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dorëzoi listën me kandidatët përfundimtarë për KLGJ, Gjykatës së Lartë.

Kjo listë përbëhet nga 10 emra: Medi Bici, Gjykata e Lartë; Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë; Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda; Brikena Ukperaj, Gjykata e Apelit Vlorë; Alma Brati, Gjykata e Tiranës; Astrit Faqolli, Gjykata e Tiranës; Brunilda Kadi, Gjykata e Tiranës; Manjola Xhaxho, Gjykata e Tiranës; Marçela Shehu, Gjykata e Kurbinit; Dritan Hallunaj, Gjykata e Krimeve të Rënda. Mes këtyre gjyqtarëve do të dalin edhe 6 anëtarët e KLGJ.

Ngritja e KLGJ sjell shkrirjen e KLD

Ngritja e KLGJ dhe e KLP do të sjellë furtunë në drejtësi. Ato cilëshen ndryshe si qeveria e drejtësisë. Por teksa nga njëra anë ngritja e tyre i hap rrugë krijimit të SPAK dhe BKH, nga ana tjetër konstituimi i KLGJ do të sjellë edhe shkrirjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas dispozitave transitore dhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në momentin që KLGJ merr jetë, KLD del jashtë loje. Kjo do të thotë se vitin tjetër ky institucion nuk do ekzistojë. Bashkë me të del jashtë drejtësisë dhe presidenti Ilir Meta, i cili do ketë të drejtë vetëm të propozojë kandidatë për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Momentalisht Meta drejton KLD dhe përmes këtij institucioni ka shumë ndikim në drejtësi. Por ngritja e KLGJ ja heq atij fuqinë dhe e nxjerr komplet jashtë.

Mimoza Ibra