Stresi i ka lënë të gjithë dëgjuesit e emisionit “Aldo Morning Show” të habitur, pasi telefonoi për të folur me moderatorin dhe për ta përshëndetur.
Reperi, emri i të cilit është Arkimed Lushaj, telefonoi Aldon këtë mëngjes, dhe madje publikoi videon e bisedës së tyre në Instagram, si për të treguar se ka akses të plotë në internet falë telefonit që zotëron në qeli.
Stresi tha se ndodhet në burgun e Fushë-Krujës dhe se me të ndodhen 450 të burgosur të tjerë që besohet se po ndiqnin emisionin e mëngjesit në atë kohë.
Stresi: “Alo mirmëngjes!
Aldo: Kush jeni dhe nga flisni?
Stresi: Bad boy for life, të marr nga burgu i Fushë-Krujës!
Aldo: Edhe njëherë?
Stresi: Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës!
Aldo: Joooooooo… E ke seriozisht?
Stresi: (qesh) Aldo mirmëngjes!
Aldo: Ku je mor plak?
Stresi: Janë 450 të burgosur që po presin telefonatën ta shohin live.
Aldo: 450 të burgosur ë? Aaa je i mrekullueshëm!
Stresi: Të pëlqen gjithë sektori këtu!
Aldo: Pse të dija në Tiranë unë ty vëlla? Çdo në Fushë-Krujë ti?