osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dhjetëra grekë pritet të mbërrijnë sërish në Bularat në nderim të heroit të tyre!

Dhjetëra grekë pritet të mbërrijnë sërish në Bularat në nderim të heroit të tyre!

Dhjetëra qytetarë grekë pritet të mbërrijnë sërish në Bularat. 8 dhjetori është dita kur do të zhvillohen të 40-tat e Konstandino Kacifas.

Mediat greke kanë shpërndarë prej kohësh njoftimet mbi këtë datë, ndërsa së fundmi janë publikuar edhe mënyrat e kontaktit për të gjithë ata që duan të marrin pjesë si dhe detajet e ceremonisë përkujtimore që është parashikuar të mbahet të shtunën e 8 dhjetorit, në orën 11:00 me orën lokale, në kishën e Shën Athanasit në Bularat.

Siç thuhet në publikimet mediatike: “Për këtë qëllim janë vënë në dispozicion disa autobusë. Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në këtë përkujtimore duhet të regjistrohen deri në datën 5.12.2018, ndërsa kostoja e udhëtimit është 30€.

Lutemi për të gjithë ta shpërndajmë. Të jemi këtu me një mesazhtë fuqishëm Të vendosur! Të çojmë mesazhin tonë për atdheun tonë. Për dheun tonë. Eshtë gjëja më e paktë që mund të bëjmë për të nderuar kujtimin e Kostës sonë”.

Mbi 1000 shtetas grekë erdhën në Bularat një muaj më parë, në 8 nëntor, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Konstandino Kacifas, i vrarë në përballje me forcat RENEA.

Ceremonia e varrimit të 28 vjeçarit minoritar u shndërrua në një shfaqje antishqiptare, me thirrje nacionaliste dhe protesta nga pjesëmarrësit.

52 shtetas grekë mes të cilëve edhe eurodeputetja qipriote Eleni Theocharus u shpallën “non grata” në Shqipëri pas këtij demonstrimi.