Partizani ka marre nje fitore spektakolare ne derbin e dyte te ketij sezoni duke vijuar “sundimin” perballe Tiranes.
Nje fitore e madhe per te besuarit e Skender Geges te cilet zhvilluan nje 90 minutesh mjaft te mire duke mos u dorezuar deri ne sekonden e fundit per te dal me koken lart nga “Selman Stermasi”.
Edhe pse u gjenden te paret ne disavatazh, pas ndeshkimit te Grent Halilit “demat e kuq” arriten te permbysnin gjithçka.
Nje dopiete e bomberit Hebaj ktheu gjithçka ne favor te 15 here te kampioneve te vendit te cilet marrin tre pike te arta duke vijuar kryesimin.
Me kete sukses Partizani mban i qete vendin e pare me 34 pike te grumbulluara.