Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pas informacionve se është miratuar deklarata për bashkimin e Mitrovicës, ka thënë se ekzistojnë disa çeshtje të cilat thjeshtë nuk mund të lëshohet pe kur flitet për Kosovën.
Ai u shpreh se për të lajmi kryesor është ai se dikush po mundohet të rrëmbej pjesën veriore të Mitrovicës dhe se në këtë rast të gjithë bëhen sikur nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh, ndërsa shqetësues është dhe deklarata e kryeparlamentarit Kadri Veselit se ushtrinë e Kosovës do ta bëjnë nga mesi i muajit dhjetor.
Vuçiç ka sqaruar se po i lut politikanët në Evropë dhe botë që ta kuptojnë se çfarë problemesh do të paraqiten, nëse dikush nuk merret me këtë, transmeton më tutje “Zëri.info”.
Me rastin e paralajmërimit të shqiptarëve se do ta marrin Mitrovicën veriore dhe do ta krijojnë ushtrinë e Kosovës deri në fund të vitit, Vuçiç thotë se është i padisponuar dhe i brengosur, por se duhet ta dinë të gjithë se nuk është aspak i frikësuar.
“Tani e shoh se kërcënimet e disa njerëzve se do rrënojnë pushtetin në Beograd brenda një muaji, ndërsa ju kanë mbetur edhe rreth 20 ditë, nuk kanë qenë një kërcënim i kotë”, ka thënë Vuçiç dhe ka shtuar se më e rëndësishmja është të ruajmë paqen, por edhe popullin serb në Kosovë”, ka thënë ai.
I pyetur çfarë pret nga takimi me Johanes Han, i cili të hënën pritet të vjen në Kosovë, ai ka thënë shkurt se pret ta takoj.
“Nuk e di çfarë të ju them, mund të them faleminderit Johanes, e konsideroj si mik të sinqertë të Serbisë dhe të gjithë neve në Ballkanin Perëndimor. Për ne këto ditë janë shumë të vështira”, ka përfunduar ai.