Rihapja e gjykimit për Izet Haxhinë, që është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vra.sjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, po kthehet në një mision të pamundur, edhe pse ka një vendim për rihapjen e tij.
Pikërisht për këtë Haxhia bën fajtor dyshen Berisha-Meta. Madje në një reagim të tij, tashmë nuk është vetëm Berisha qendra e sulmeve, por edhe Ilir Meta si bashkëpunëtor i tij. Madje sjell edhe një detaj interesant që rëndon Presidentin.
“Ilir Rexhep Meta, eshte ne konflikt interesi me çeshtjen Hajdari, mbasi telefoni qe perdorte Azem Hajdari, deri diten e vrasjes, ka qene ne emer te bashkepunetores se Ilir Metes, drejtoreshes se Telekomit ne Shkoder, Majlinda Popovic.
Nga ana tjeter, Ilir Meta, i sapo bere kryeminister ne ate kohe, kur u vr.a vra.sesi i Haklajve, Anton Gjergji, doli dhe deklaroi (i informuar dhe ne bashkeveprim me Berishen) se kush po i vr.et vra.sesit e vr.asesve te Hajdarit…”, shkruan ndër të tjera Haxhia.
Reagimi i plotë:
Pershendetje miq! Diten e marte, ne dt 27 nentor, kam dorezuar padine ne Prokurorine e Pergjithshme, kunder shtetasit Sali Ram Berisha. Jam ne dispozicion te plote te Prokurorise, per cdo gje!
Doja te sqaroja dicka: mbasi gjyqtaret e Apelit( me te drejte) u dorehoqen duke mos pranuar te me gjykonin, duke deklaruar se jemi ne konflikt interesash dhe duke qene te gjithe kamikaze te Berishes dhe Ilir Metes, qe nga kryetari, Hysni Demiraj e deri tek shitesja e metrazheve, qe na u be gjykatese e Apelit, Fatmira Hajdari. Me nje padurim te cuditshem, kryetari i Gjykates se Apelit, Hysni Demiraj, i kishte bere kerkese KLD se Ilir Metes, qe te zgjedhe 3 gjyqtare nga Apelet e rretheve, per te me gjykuar mua.
Ky nxitim, shpjegohet me deshiren e sherbimit te fundit qe Ilir Meta, deshiron t i beje padronit dhe bashkepunetorit te tij, Sali Ram Berisha. Duke caktuar 3 kamikaze nga rrethet, lehtesisht te gjetshem per ta! Qe nga muaji shtator, e kisha parashikuar kete skenar qe arkitektet e denimit tim politik dhe pa asnje prove, kryeministri i atehershem Ilir Meta dhe Sali Ram Berisha, do te ndiqnin!
Ilir Rexhep Meta, eshte ne konflikt interesi me çeshtjen Hajdari, mbasi telefoni qe perdorte Azem Hajdari, deri diten e vr.asjes, ka qene ne emer te bashkepunetores se Ilir Metes, drejtoreshes se Telekomit ne Shkoder, Majlinda Popovic. Nga ana tjeter, Ilir Meta, i sapo bere kryeminister ne ate kohe, kur u vr.a vra.sesi i Haklajve, Anton Gjergji, doli dhe deklaroi( i informuar dhe ne bashkeveprim me Berishen) se kush po i vr.et vra.sesit e vra.sesve te Hajdarit…
Ilir Meta, eshte nje nga personat qe duhet te paraqitet ne gjyq dhe te shpjegoje, se nga e dinte ai kush ishin vras.esit e vra.sesve te Hajdarit. Ne nje kohe qe si kryeminister, duhet te kishte marre masa nepermjet organeve ligjzbatuese, te kryente arrestimin e tyre! Nga ana tjeter, KLD-ja qe drejtohet sot nga Meta, eshte jashte funksionit kushtetues dhe ka pushtet vetem per te dhene leje-lindje per burra e gra…
Prandaj, duroni deri ne daten 12 dhjetor, dita kur do te zgjidhet KLGJ-ja e dale nga Vetingu, qe do te marre te gjitha funksionet e KLD per emerime, shkarkime, delegime te gjyqtareve! Cdo veprim i marre nga KLD-ja gjate ketyre diteve per te caktuar gjykates nga rrethet per çeshtjen time, eshte i papranueshem nga une dhe i jashteligjshem nga ana kushtetuese!
Une, bash nga thelbi i shpirtit, pershendes dhe falenderoj dashurine time te vetme, Erjona Parruca, qe eshte syri, veshi, goja dhe dritarja ime e vetme, me boten jashte ketyre mureve prej betoni te akullt te kesaj qelie! Ajo eshte e para dhe e fundit qe ka besimin tim total!
Vetem ajo ka ekskluzivitetin e fjales dhe deshmive te mia! Ne menyre absolute, askush tjeter!!!
Te dua me shume se veten, me shume se jeten time, me shume se KURRE!!! Ti je forca ime, motivi im, frymezimi im, e vetmja ime, ne kete lufte te pabarabarte, perballe gjithe demoneve!!!! Ju uroj te gjitheve, lumturi e gezim ne familjet tuaja!
Izet Haxhia
Burgu 302,
Rruga Mine Peza,
Tirane, Shqiperi!