Presidenti i Tribunalit Ndërkombëtar për të Drejtën e Detit, prof. dr. Jin-Hyun Paik, priti në 30 nëntor në zyren e tij në Hamburg diplomatin Shaban Murati.
Gjatë bisedës së përzemërt presidenti i Tribunalit i foli diplomatit shqiptar për veprimtarinë dhe përvojën e Tribunalit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve për çështjet e detit.
Ai shprehu interes për të mësuar rreth problemeve në këtë drejtim midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Diplomati Shaban Murati i dhuroi bibliotekës së Tribunalit Ndërkombëtar për të Drejtën e Detit kopje të librit të tij “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”.
Presidenti i Tribunalit Ndërkombëtar, prof. dr. Jin-Hyun Paik, falenderoi për librat, të cilat do ta pasurojnë bibliotekën e tribunalit.