I ‘preferuari’ i Lulzim Bashës, Klevis Balliu, çdo mbremje drejton protestat në zonën e Unazës së Re madje bën edhe leksione për varfërinë.
Por Klevisi i Fahriut, në fakt as që do t’ja dijë për të varfërit, pasi ai braktis jetën luksoze vetëm për disa orë protestë dhe fill pas saj shijon luksin duke filluar që nga makinat e shtrenjta dhe deri tek udhëtimet e çmendura dhe të kushtueshme jashtë vendit.
Pas fotove të publikuara në media me një supermakinë Range Rover e cila ka një vlerë prej mijëra eurosh, Klevisi i ‘dhembushur’ për të varfërit, e parkon atë në vendin më të keq të mundshëm, në një vend i cili është i dedikuar për persona invalidë.
Klevis Balliu është gjithashtu tejet i apasionuar pas modës dhe produkteve ‘luxury’.