osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kthehet në Shqipëri Basha, “kujtohet” për protestën e Unazës pas pushimeve

Kthehet në Shqipëri Basha, “kujtohet” për protestën e Unazës pas pushimeve

Vetëm tre ditë kanë zgjatur pushimet e kreut demokrat jashtë vendit. Pas publikimit në media të fotove teksa po largohej me nxitim nga Rinasi, ai sajoi një takim me shqiptarët që punojnë për deputetin e tij në Milano.

Mësohet se ai ka mbërritur para pak minutash në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që PD ka njoftuar mediat pranë saj se në protestën e sotme do të jetë në zonën e Unazës së re edhe kryetari i opozitës sëbashku me deputetët që merren me organizimin e protestave, si Albana Vokshi dhe ccuni I Fahriut, Klevis Balliu.

Prej tre ditësh, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jo vetëm që nuk është fizikisht në Shqipëri, por as në rrjetet e tij sociale nuk ka lëshuar asnjë germë apo imazh.

Për të justifikuar fotot të cilat qarkulluan në media dhe në rrjetet sociale, ka menduar deputeti i PD, Agron Shehaj, i cili organizoi me nxitim një aktivitet me rastin e 28 nëntorit në Milano.

Por ajo që binte në sy ishte se i gjithë aktiviteti ishte i mbushur me punonjësit e deputetit democrat, i cili zotëron një sërë kompanish me një numër tepër të konsiderueshëm punonjësish në Milano.

Për ta bërë edhe më të besueshme, i gjithë aktiviteti u transmetua në Facebook-un e Bashës, por që binte në sy mungesa e organizimit për shkak të kohës tepër të shkurtër. Fakti që prej datës 28 Nëntor, ora 20:04, ai nuk shfaqet as në Facebook, kjo zhduk çdo dyshim.

Madje për të treguar që kjo gjë ishte e sajuar, mjaftojmë të shikojmë se Basha ka qenë i pashoqëruar nga stafi i tij, ku mungojnë fotot dhe videot, duke përcjellë gjithçka përmes telefonit të tij.

Nëse do të ishte në Shqipëri do ta shikohej në ambientet e Partisë Demokratike ose më e pakëta do të dilte t’i bashkohej protestave të disa përfaqësuesve demokratë për të penguar zhvillimin e Projektit të Unazës së Madhe.

Por asnjëra nga këto nuk ka ndodhur, gjë që vërteton lajmet e publikuara në disa media vendase, se Lulzim Basha është nisur me pushime në Hollandë.

Me sa duket, ai si edhe shumë të tjerë kanë përfituar nga bujaria e Kryeministrit Rama për t’i dhënë edhe ditën e premte pushim, për të kaluar një fundjavë të gjatë pushimesh.