Gjatë intervistës në emisionin ‘Opinion’, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka deklaruar se nuk ndikohet në vendimet që merr si kreu i shtetit nga bashkëshortja e tij, e cila është në krye të LSI dhe pjesë e opozitës.
Meta u shpreh se me ardhjen e tij në krye të Presidencës dhe axhendat e ndryshme me bashkëshorten, kjo nuk u jep mundësinë sipas tij të takohen shpesh.
Kjo sipas Metës ishte edhe ndryshimi me i madh që ka ndodhur, që kur ai është bërë President: “Tani janë dy axhenda krejtësisht të ndryshme, aq sa nuk do ta besoni, po kishim disa javë që nuk ishim bashkë për darkë apo për drekë”.
Ndiqni më poshtë deklaratën e Metës.