osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Austriakët ‘fusin’ opozitën në Kuvend për herë të parë pas shumë muajsh, deputetët e PD marrin pjesë në Komisionin e Jashtëm parlamentar

Austriakët ‘fusin’ opozitën në Kuvend për herë të parë pas shumë muajsh, deputetët e PD marrin pjesë në Komisionin e Jashtëm parlamentar

Përkrah kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme Mimi Kodheli ishte dhe nënkryetari demokrat Tritan Shehu. Mister mbetet fakti se kush i ka trembur demokratët që të mos jenë të gatshëm vetëm për të qënë pjesë e delegacioneve të Kuvendit për të shkuar në Bruksel dhe ngrënë një drekë, por dhe në takimet rutinë me partnerët në Tiranë. Është sinjal që PD do të rikthehet shpejt në Kuvend?!

Atë që nuk e kanë bërë të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë së bashku me lutjet e tyre që të rikthejnë PD në Kuvend, e kanë bërë austriakët, thjeshtë dhe vetëm me një vizitë rutinë. Në Tiranë këto ditë ishte për një vizitë Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë Volfgang Sobotka, i cili realizoi një sërë takimesh zyrtare në Tiranë, që nga Presidenti e deri tek komisionet parlamentare shqiptare.

Në një takim me Komisionin e Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, Sobotka ka biseduar dhe me përfaqësues të PD, përkatësisht ish ministrin e Jashtëm dhe njëherësh nënkryetar i këtij Komisioni, deputeti i PD Tritan Shehu. Lajmin e pjesmarrjes së PD në këtë komision e jep përmes postimit të disa fotove kryetarja e Komisionit, ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

“Bashkë me kolegët e Komisionit për Politikën e Jashtme pritëm sot Presidentin e Këshillit Kombëtar të Republikës të Austrisë, z. Volfgang Sobotka.

Mirënjohje e pakursyer për ndihmën që Austria ka dhëne e vazhdon t’i japë Shqipërisë në rrugën e zhvillimit ekonomik, forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Morëm mbështetjen për të vazhduar rrugën tonë të reformave si dhe luftën ndaj çdo gjëje që na bëhet pengesë në udhën e integrimit europian. Austria mike e madhe e Shqipërisë”, poston Kodheli mesazhin e saj në rrjetin social, të shoqëruar dhe me fotot e takimit.

Në krah të saj, në foto duhet qartë nënkryetari i Komisionit, deputeti i PD Tritan Shehu, duke sjellë në këtë mënyrë dhe prishjen e bojkotit nga ana e demokratëve, dhe për vetë faktin se Austria ka kryesinë e radhës të BE.

Mister mbetet fakti se kush i ka trembur demokratët që të mos jenë të gatshëm vetëm për të qënë pjesë e delegacioneve të Kuvendit për të shkuar në Bruksel dhe ngrënë një drekë, por dhe në takimet rutinë me partnerët në Tiranë. Apo është sinjal që PD do të rikthehet në Kuvend shpejt?!/Pamfleti