Trump uron Ramën, Putin uron Metën!
(Mesazh i rëndë i qartë diplomatik amerikan për Ilir Metën)
U pa nga të gjithë se urimi i Presidentit të SHBA-ve Donald Trump nuk erdhi sipas protokollit diplomatik normal e rutinë në drejtim të homologut shqiptar Ilir Meta me rastin e Festës sonë Kombëtare.
Trump i drejtohej Kryeministrit Edi Rama personalisht. Ndërkohë që Putin e kishte urimin e tij nominalisht për Presidentin shqiptar.
Të tilla “vogëlsira” protokollare diplomatike, sidomos kur vinë nga SHBA nuk janë lajthitje dhe as rastësi, por një mesazh i madh që përçohet në disa rreshta të vegjël.
Natyrisht që këtë mesazh e ka të qartë Ilir Meta dhe ndjehet në siklet. Ai po ndërmerr ture ekzotike në vendbanime të etnive shqiptare për t’u paraqitur si një faktor i rëndësishëm, që në fakt nuk është më…!